KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Haxhiu: Dëshpërimisht hedhin grushte, pasi që të njëjtët po përballen e do të përballen me ligjin
Politikë

Ministrja Haxhiu: Dëshpërimisht hedhin grushte, pasi që të njëjtët po përballen e do të përballen me ligjin

KosovaNewss
KosovaNewss 15:28 -13/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas përleshjes fizike që ndodhi në Kuvendin e Kosovës, ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe atyre nga radhët e pozitës.

Haxhiu e cila ishte në mesin e dy grupeve, në tentativë për t’i ndarë thekson se sulmet e organizuara ndaj Qeverisë së Kosovës sot u manifestuan edhe me grushta në drejtim të ministrave të kësaj Qeverie.

“Nuk do mend për të kuptuar se të tillët dëshpërimisht hedhin grushte, pasi që të njëjtët po përballen e do të përballen me ligjin, për të gjitha krimet dhe korrupsionin e po ashtu pasurimin e tyre të jashtëligjshëm.

Qeveria Kurti nuk ka asnjë ministër a zëvendësministër të kontrolluar nga Beogradi. Ata që nxitën dhe ndihmuan për kaq vite krimin e organizuar në veri, si Lista Srbska nuk janë në koalicion siç ndodhte me qeveritë e dikurshme. Madje krerët e tyre po hetohen nga institucionet e drejtësisë, e bashkëpunëtorë të tjerë të këtyre strukturave po arrestohen në veri të Mitrovicës”, tha ajo.

Haxhiu tha më tej se një sërë hapash janë ndërmarrë drejt shtrirjes së sovranitetit e ligjvënies në veri të vendit, atje ku pushtetet e kaluara kishin lejuar madje edhe amnistuar krimet e strukturave paralele serbe për vite me radhë.

“Rrugët alternative të krimit dhe kontrabandës u ndërprenë nga Policia e Kosovës. Baza të shumta të policisë u krijuan atje, me qëllim të vënies së rendit ligjor në atë pjesë.

Dhuna ndaj ministrave vjen si pakënaqësi e këtij rezultati, ku edhe biznesmenët e bashkëpunëtoret e tyre po pësojnë dukshëm.

Grushtat e atyre që janë pasuruar në kurriz të popullit tentojnë të godasin Qeverinë e cila po i dobëson seç herë e më shumë banditët e tillë”, tha ministrja e Drejtësisë.

Sipas saj, policia po arreston edhe ata që kanë ndihmuar grupet bandideske, por sjellja e disa deputetëve të PDK-së tregon se kjo sikur po iu pengon.

“Megjithatë, rendi dhe kushtetushmëria nuk ndalen, dhe këtë e garanton populli i Kosovës, dëshmitarë të veprimeve të gjithësecilit.

Mbesim të përkushtuar për drejtësi, dhe për zbatim të ligjit pa dallim, edhe ndaj atyre që kanë dëmtuar shtetin dhe shoqërinë, atyre që janë pasuruar padrejtësisht.

Drejtësia do të veprojë edhe më shpejtë se që mund të kenë menduar ata!”, tha ajo.

Deputetët e PDK-së sulmojë Kryeministrin Kurti dhe kabinetin qeveritar në Kuvendin e Kosovës (VIDEO)
Osmani: Përdorimi i dhunës fizike si mjet për t’i shprehur mosmarrëveshjet politike, dëmi më i madh që mund t’i bëhen institucioneve

Gjithashtu lexoni:

Komandanti i KFOR-it pret shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutuan për sigurinë e dialogun

Policët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut thellojnë bashkëpunimin

Vjosa Osmani, liderja e parë shtetërore e Kosovës që ftohet nga Këshilli Federal i Zvicrës

Deklarohet i pafajshëm arsimtari që akuzohet se hodhi në mbeturina flamurin kombëtar dhe plisin

LDK dorëzon në ZRRE kërkesën për anlumin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë

KosovaNewss 13/07/2023 13/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Komandanti i KFOR-it pret shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutuan për sigurinë e dialogun
12:42 -12/05/2025
Policët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut thellojnë bashkëpunimin
12:28 -12/05/2025
Vjosa Osmani, liderja e parë shtetërore e Kosovës që ftohet nga Këshilli Federal i Zvicrës
11:54 -12/05/2025
Deklarohet i pafajshëm arsimtari që akuzohet se hodhi në mbeturina flamurin kombëtar dhe plisin
11:26 -12/05/2025
LDK dorëzon në ZRRE kërkesën për anlumin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë
11:08 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?