KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Hajdari: Qeveria Kurti e ka parim transparencën
Ekonomi

Ministrja Hajdari: Qeveria Kurti e ka parim transparencën

Kosova News
Kosova News 13:10 -12/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka raportuar në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për Projektligji për regjistrin e pronarëve përfitues.

Hajdari tha se ka ky Projektligj ka për qëllim krijimin, funksionimin, administrimin e regjistrit të pronarëve përfitues, përcaktimin e obligimeve të personave fizik, dhe subjekteve të detyruara të cilët regjistrojnë informacione të rëndësisë përfituese në regjistër, si dhe përcaktimin e masave ndëshkuese në rast të mosrepsektimit të dispozitave të këtij ligji.

“Projektligji për regjistrin e pronareve përfitues ka për qëllim krijimin, funksionimin, administrimin e regjistrit të pronarëve përfitues, përcaktimin e obligimeve të personave fizik, dhe subjekteve të detyruara të cilët regjistrojnë informacione të rëndësisë përfituese në regjistër, si dhe përcaktimin e masave ndëshkuese në rast të mosrepsektimit të dispozitave të këtij ligji. Përmes krijimit të regjistrit të pronarit përfitues do të arrihet rritja e transparencës së rëndësisë përfitues si dhe identifikimi i pronarëve përfitues me qëllim që të dekurajohen personat juridik dhe marrëveshjet ligjore potenciale të ardhshme të cilat kanë si qëllim fshehjen e identitetit të individit dhe kryerjen e veprimtarive të paligjshme në Kosovë”.

“Miratimi i këtij projektligji do të mundësonte rregullimin e një fushe tejet të rëndësishme në një instrument të vetëm ligjor. Kjo jo vetëm që do të lehtësonte punën e organeve zbatuese të ligjit, subjekteve të detyruara për përkim, mirëpo dhe do të rregullonte qasjen në informacion të përshtatshëm mbi pronarët përfitues të bizneseve dhe subjekteve tjera juridike. Përmes miratimit të këtij projektligji për regjistrin e pronarëve përfitues, Republika e Kosovës do t’i bashkohej grupit të shteteve të cilat zbatojnë standarde të larta për transparencën e pronësisë përfituese dhe luftimin e krimeve ekonomike”.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka pyetur në lidhje me OJQ sa i përket këtij Projektligji. Sipas saj, me këtë ligj janë duke rënë ndesh me ligjin ekzistues.

“Atëherë për transparencën e juaj ora 13:00 kemi Komisionin Hetimor, nuk ke tema aty, ishte që ajo që keni paraparë, nuk mundeni të fshehin të BE, ndërsa të bini kundërshtim me ligjet ekzistuese, sepse OJQ nuk mund të jenë barabartë me shoqëri tregtare, dallon, mendoj se keni bërë lëshm ose gabim, apo qëllimisht sepse po doni të kontrolloni”, tha ajo.

“Nuk munden OJQ që janë organizata jo përfituese me u fut në shoqërinë tregtare, sepse tek neni 3 flitet për OJQ ndërsa ekziston ligji për OJQ, bie që OJQ nuk janë përfituese…Tash mund të kthehemi në BE, se për që dëshironi të kontrolloni çdo gjë kjo po duket, pro problemi është që po bini ndesh me ligjin ekzistues ”, tha Bunjaku.

Kurse ministrja Rozeta Hajdari duke raportuar në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për nivelin e zbatimit të Ligjit për tregti me jashtë, tha se kjo Qeveri Kurti e ka parim transparencën.

“Qeveria Kurti me parimet e transparencës dhe llogaridhënies është e dedikuar edhe për zbatimin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit që garanton më shumë transpozim të direktive që ofrojnë transparencë dhe llogaridhënie për qeverisje të mirë në Republikën e Kosovës”, tha ajo.

Ministrja Hajdari raporton sot në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

Gjithashtu lexoni:

KQZ hap aplikimin për certifikimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Bekë Berisha nis përgatitjet për zgjedhjet lokale – përcakton fatin e koalicionit aktual me LDK-në në Prishtinë

Kurti, Rama e Nagavci inspektojnë punimet në ndërtimin e çerdhes së re në lagjen e Medresesë dhe shkollës së re në lagjen Prishtina e Re

Punëtorët e sigurimit në QKUK protestojnë sërish, paralajmërojnë grevë

AUV ndalon importin e gjedheve dhe lëkurës së tyre nga Italia pas shpërthimit të sëmundjes LSD

Kosova News 12/12/2023 12/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
scattered clouds
30° _ 30°
39%
4 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
37 °C

Lajmet e Fundit

Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it
17:06 -30/06/2025
Bota ndryshoi përgjithmonë, 18 vjet nga prezantimi i iPhone të parë
17:03 -30/06/2025
Luhet loja e parë e futbollit mes robotëve (VIDEO)
17:01 -30/06/2025
Rusia sulmoi Kharkivin me një lloj të ri droni për herë të parë, thotë kryebashkiaku Terekhov
16:58 -30/06/2025
Aktivitet i dukshëm ndërtimi në objektin bërthamor të bombarduar të Iranit në Fordo
16:55 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?