KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Hajdari: Po bëjmë shumë reforma për të lehtësuar të bërit biznes
Ekonomi

Ministrja Hajdari: Po bëjmë shumë reforma për të lehtësuar të bërit biznes

Kosova News
Kosova News 20:18 -16/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar se janë duke bërë shumë reforma strukturore për të lehtësuar të bërit biznes, me politikat dhe ligjet e reja për të nxitur dhe mbrojtur investimet nga diaspora dhe më gjerë në Kosovë, gjersa me analiza të mirëfillta kanë identifikuar potencialin e industrisë sonë, për më shumë vende pune dhe rritje të konkurrueshmërisë.

Ajo i bëri këto komente gjatë Panairit të Bizneseve Shqiptare në Austri, të organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare.

Në këtë panair, të pranishëm ishin ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo, përfaqësues nga USAID, Caritas, Germin dhe përfaqësues të tjerë të rrjetit të bizneseve nga Evropa.

Në fjalën e saj përshëndetëse, ministrja Hajdari u shpreh e lumtur që në emër të Kryeministrit Kurti, të gjendet pranë shumë bizneseve të suksesshme shqiptare, duke shtuar se vetëm të bashkuar arrijmë të kemi më shumë suksese.

Ministrja Hajdari shtoi se me bashkëpunim të mirë dhe duke plotësuar njëri tjetrin, sjellim vlerë të shtuar për produktet tona, për të qenë edhe më shumë pjesëmarrës në zinxhirin e vlerës në rajon dhe me gjerë.

“Diaspora jonë është pasuria më e vërtetë në zonat ku ajo banon, sepse sjell me vete jo vetëm mbështetjen financiare, por edhe kapitalin njerëzor me transferim të njohurive, kulturës, arkitekturës perëndimore dhe të tjera, prandaj janë forca lëvizëse e ekonomisë sonë. Gjatë mandatit tonë qeverisës, jemi duke bërë shumë reforma strukturore për të lehtësuar të bërit biznes, me politikat dhe ligjet e reja për të nxitur dhe mbrojtur investimet nga diaspora dhe më gjerë në Kosovë, gjersa me analiza të mirëfillta kemi identifikuar potencialin e industrisë sonë, për më shumë vende pune dhe rritje të konkurrueshmërisë. Dhe, duke pasur parasysh lëvizjet e fundit globale, me nevojat e bizneseve për rilokimet e reja në Evropën Juglindore, studimet Wiiw nga Austria theksojnë se Republika e Kosovës ofron përparësi të mëdha për investime për bizneset nga Evropa dhe më gjerë” shtoi Ministrja Hajdari.

Ndër shumë përparësi të tjera, ajo theksoi potencialin e të rinjve tanë inovativ, me aftësi digjitale dhe kompetencën për prodhim në sektorë të ndryshëm industrialë, siç janë: sektori i drurit, industrisë metalike, industrisë jo metalike, platisikës, tekstilit, kimike, pijeve e ushqimit etj. Ajo ritheksoi se me proaktivitetin e bizneseve me kompetencë dhe me inteligjencë të lartë të resurseve njerëzore dhe me pasuritë tona natyrore, do të mund të prodhojmë produkte me vlerë të shtuar, për të qenë pjesë e zingjirit të vlerës në tregun global dhe për të ofruar punësim të denjë për të rinjtë tanë.

Në përfundim, ministrja Hajdari tha se gjersa diaspora ka ruajtur e ndihmuar gjithmonë shtetin tonë, ne jemi duke punuar për sundimin e ligjit në vendin tonë dhe duke krijuar një mjedis të favorshëm për të nxitur dhe mbrojtur investimet nga diaspora, me qëllim për të shfrytëzuar sa më shumë hyrjet e mëdha të remitencave nga diaspora.

Panairi i Bizneseve Shqiptare është ngjarje e rëndësishme e bizneseve shqiptare në Austri. Gjatë gjithë ditës në panair u prezantuan mbi 60 kompani shqiptare nga Austria dhe nga Kosova, para publikut shqiptar dhe austriak. Bizneset pjesëmarrëse janë nga sektorët e drurit, hekurit, pijeve dhe ushqimit, ndërtimtarisë, estetikës, teknologjisë informative, turizmit, kopshtarisë, sportit dhe sektorë tjerë shërbyes.

Me pjesëmarrje të bizneseve shqiptare me potencial eksportues nga Republika e Kosovës dhe Austria u mbajtën takime rrjetëzimi B2B duke rezultuar në marrëveshje për furnizim dhe eksport nga Kosova në Austri. Pjesëmarrja e kompanive kosovare u mbështet nga projekti MARDI me financim nga Caritas dhe zbatim nga KIESA dhe GERMIN.

Gjithashtu lexoni:

Alarmi për bombë, Kurti: Konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi, dëshmi për luftën hibride ndaj Kosovës

Kush është “Kasapi i Bosnjës”, RATKO MLADIQ për të cilin Sveçla tha se u përdor në kërcënimin me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës?

ZRRE mbaron vendimin për tregun e lirë energjetik, bizneset e kundërshtojnë

Rrugës “Marin Barleti” në Prizren po i rikthehet karakteri historik, Çeku: Ndryshimi tashmë është i dukshëm

Zgjedhjet lokale, me 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

Kosova News 16/10/2022 16/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Nesër fillon Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës
23:05 -06/07/2025
Përplasje ndërmjet policisë dhe studentëve në Serbi
22:33 -06/07/2025
Digjen ara me grurë dhe pyje në Lubizhdë të Malishevës
21:53 -06/07/2025
Procesi gjyqësor në Hagë, në fazën vendimtare
21:15 -06/07/2025
Bajqinovci, Hazirit: Nuk jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni?
20:31 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?