KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Hajdari: Pjesëmarrja e bizneseve të Kosovës në Sial Paris, hap i rëndësishëm për zhvillimin e industrisë ushqimore
Ekonomi

Ministrja Hajdari: Pjesëmarrja e bizneseve të Kosovës në Sial Paris, hap i rëndësishëm për zhvillimin e industrisë ushqimore

Kosova News
Kosova News 20:46 -19/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, mori pjesë sot në panairin më të madh botëror të industrisë së ushqimit, “Sial Paris”, që po zhvillohet në Paris të Francës. Ky eveniment i rëndësishëm është një qendër inovacioni në fushën e ushqimit, duke bashkuar prodhuesit, shpërndarësit, restorantet dhe importuesit-eksportuesit nga e gjithë bota.

Në këtë panair, Ministrja Hajdari ishte e shoqëruar nga Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri Faton Peci, si dhe Ambasadori ynë në Francë, Mehdi Halimi. Ata vizituan shtandin e Kosovës, ku ishin të pranishëm tetë biznese vendase që po ekspozonin produktet e tyre.

Pjesëmarrja e këtyre bizneseve në Sial Paris është mbështetur me një fond prej 100,000 eurosh nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve (KIESA), në kuadër të Ministrisë së Industrisë. Bizneset si Agro Florentina, Ananas Impex VITA FOOD, CAMEL, B.B.F Company, ABI Progress, ASK Foods dhe Jaffa Plus ishin disa nga përfaqësuesit e Kosovës në mesin e 7,500 kompanive ekspozuese nga 125 shtete, në një hapësirë prej 257,000 m².

“Këto biznese po promovonin një gamë të gjerë produktesh, përfshirë produkte nga industria e përpunimit të produkteve bujqësore, pemë dhe perime, produkte konditorike, fruta të imta e të ngrira industriale, pije energjike dhe lëngje frutash. Gjatë vizitës, përfaqësuesit shqiptarë Kraco dhe Agro Blend Group gjithashtu u takuan, duke theksuar rëndësinë e këtij eventi”.

Kurti viziton kompanitë vendore, pjesëmarrëse në panairin “Sial” në Paris

Gjithashtu lexoni:

Bankat në Kosovë ulin disa nga tarifat e shërbimeve, theksohet rritja e konkurrencës dhe transparenca financiare

Ekzekutohen nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Murati njofton edhe për mbështetjen e studentëve

Nënshkruhen kontratat për sanimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”

Numërohen 40% e votave me postë, ky është rezultati

Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit

Kosova News 19/10/2024 19/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë
18:25 -15/06/2026
Prokuroria e Pejës pret partnerët ndërkombëtarë, diskutojnë për bashkëpunimin
18:21 -15/06/2026
Trump mbërrin në Evropë për samitin e G7
17:37 -15/06/2026
Spektakël delfinësh në Karaburun-Sazan, mahniten turistët
17:27 -15/06/2026
Pritën semaforin jeshil për të festuar, tifozët japonezë tërheqin sërish vëmendjen për disiplinën e tyre (VIDEO)
17:22 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?