Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar pas disa shpifjeve që janë bërë për të nga një media.
Ministrja Gërvalla gazetarët e Klanë Kosovës i ka quajtur mercenarë të rrenës e mashtrimit, teksa ka thënë se gjysmë ore emision në Klan kanë transmetuar zero informacion të vërteta, ndaj shpifjeve dhe të pavërtetave që janë bërë ndaj ministres Gërvalla.
“O mercenarë të rrenës e mashtrimit!
Gjysëm ore emision në Klan, zero informacion, zero të vërteta. Ama bash zero.
Ju veç gazetarë nuk jeni!”, ka shkruar ministrja Gërvalla në një postim në facebook.