KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Gërvalla pret në takim ambasadorin e Çekisë, temë diskutimi edhe kidnapimi i tre policëve nga forcat serbe
Politikë

Ministrja Gërvalla pret në takim ambasadorin e Çekisë, temë diskutimi edhe kidnapimi i tre policëve nga forcat serbe

Kosova News
Kosova News 13:46 -22/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, të enjten ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek.

Në këtë takim të fundit gjatë mandatit të tij, ministrja Donika Gërvalla-Schwarz, e falënderoi ambasadorin Bilek për bashkëpunimin e deritanishëm dhe vlerësoi angazhimin e tij për thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Çekisë.

“Ministrja Gërvalla e vlerësoi mbështetjen e palëkundur të Çekisë në rrugëtimin evropian të Republikës së Kosovës, sidomos gjatë kryesimit të Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, gjatë të cilës Kosova arriti të ketë vendimin politik dhe pajtueshmërinë e shteteve anëtare mbi liberalizimin e vizave dhe njëherit zyrtarisht pranuan në Pragë aplikimin e vendit tonë për anëtarësim në BE”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, thuhet se gjatë këtij takimi u bisedua edhe për situatën në vend pas rrëmbimit të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe.

Ministrja Gërvalla ka theksuar sërish se ky akt është shkelje e Kushtetutës, e sovranitetit, e rendit ligjor dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës, si dhe shkelje e Marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës, të vitit 1999.

Ajo ka kërkuar që i gjithë komuniteti ndërkombëtar të dënojë këtë akt dhe policët tanë të lirohen sa më parë dhe pa kushte.

Në mbyllje të takimit, ministrja Gërvalla e falënderoi ambasadorin Bilek për rolin dhe kontributin e tij, duke i uruar suksese të mëtejshme në angazhimet e radhës.

Gjithashtu lexoni:

Nesër vazhdon seanca konstituive

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete

Abdixhiku: Jemi shumë larg marrëveshjes me LVV-në

Kurti, para takimit me Abdixhikun: Takimet janë përpjekje për konstituim sa më të shpejt të institucioneve

Abdixhiku arrin në Kuvend, për takimin me Kurtin

Kosova News 22/06/2023 22/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq
16:58 -07/08/2026
Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut
16:54 -07/08/2026
Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore
16:13 -07/08/2026
Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete
16:04 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?