Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se është duke pritur që Bashkimi Evropian të deklarohet rreth ngjarjeve të 24 shatorit ku ndodhi sulmi terrorist i orkestruar nga Serbia.
“Jemi në pritje të deklarohet për atë çka ka ndodhur në 24 shtator. Ende jemi në pritje dhe ende përgjigjet që dëgjojmë është që ende nuk kemi përfunduar hetimet. Mendoj që do të duhet të jetë gjithmonë më parë, sepse dëshmitë janë shumë të qarta rreth asaj që ka ndodhur më 24 shtator në Kosovë”, ka deklaruar ajo.
“24 shtatorit është kryer me metoda terroriste, por ka qenë një akt i hapur që ka ndodhur për ta aneksuar ta pushtojë territorin e Kosovës dhe një gjuhë shumë të qartë nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian përndryshe besimin për të negociuar me Serbinë është dobësuar shumë”, ka thënë Gërvalla.
Tutje ajo ka thënë se BE-ja duhet ta ruaj besueshmërinë e saj.
“Ne vetëm mund t’i bëjmë Bashkimit Evropian, nuk mund t’i imponojmë qëndrimet tona. Ne mund të sensibilizojmë dhe të jemi të qartë, qoftë në shfaqjen e një dëshmie rreth aktit të agresionit që është kryer, po ashtu që të ketë lidhje me të gjitha kanalet diplomatike dhe publike për të sensibilizuar shtetet”.
Ndërsa ministrja e punëve të Jashtme Gjermanisë, Annalena Baerbock, i ishte ftuar në Berlin, më 2 nëntor, gjuhë të ndryshme të BE-së dhe gjuhës gjermane të kandidatëve dhe të huajve për të biseduar për të ardhmen e BE-së.
Cilat janë pritmërie e Kosovës nga ky takim i 2 nëntorit Gërvalla ka thënë se “është mirë që Gjermania ka biseduar për Bashkimin Evropian së bashku me shtetet të cilat e aspirojnë Bashkimin Evropian”, raporton DW.


