KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Gërvalla për masat e paralajmëruara nga BE-ja: Të panevojshme dhe mesazh i rrezikshëm
Politikë

Ministrja Gërvalla për masat e paralajmëruara nga BE-ja: Të panevojshme dhe mesazh i rrezikshëm

KosovaNewss
KosovaNewss 12:22 -30/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla masat e paralajmëruara nga Bashkimi Evropian karshi Kosovës i ka quajtur të panevojshme. Sipas saj, nuk bëhet fjalë për bllokim të fondeve të BE-së, por për suspendim të përkohshëm.

E para e diplomacisë kosovare u shpreh se mesazhet e tilla janë të rrezikshme dhe mund t’i krijojnë përshtypjen presidentit serb, Aleksandër Vuçiq se mund të vazhdojë destabilizimin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

Këto komente Gërvalla i bëri pas ceremonisë së hapjes së fushatës “Festo me zemër e jo me armë”, të organizuara nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Masat që janë ndërmarrë në kuadër të përpjekjeve të Bashkimit Evropian për deeskalim të gjendjes në veri të Kosovës, janë masa të cilat BE i sheh si të arsyeshme. Ne mendojmë se masat e tilla janë të panevojshme për shkak se është e rëndësishme që në një situatë të tillë në të cilën ndodhemi mesazhi t’i dërgohet qartë dhe pa asnjë mundësi për keqkuptim atyre që i kanë krijuar trazirat në pjesën veriore të Kosovës.

Personalisht mendoj se mesazhet e tilla janë të rrezikshme sepse mund të krijojnë përshtypjen tek presidenti serb, Vuçiq se mund të vazhdojë me të njëjtën mënyrë të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por dhe të gjithë fqinjët që ka rreth e rrotull”, theksoi ajo.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës konsideron se këto masa nënkuptojnë suspendim të përkohshëm të fondeve të BE-së e jo bllokim, raporton Kp.

“Nuk ka bllokim të fondeve, ka suspendim të përkohshëm të fondeve dhe BE e ka bërë të qartë që këto janë masa të cilat janë për momentin dhe të cilat janë natyrisht të rikthyeshme”, tha ajo.

E pyetur se a ka pasur koordinim me SHBA-të për shpalljen e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigada e Veriut” si organizata terroriste, ajo nuk deshi të flas në këtë aspekt, por tha se organizatat që ushtrojnë terror mbi qytetarët dhe institucionet nuk kanë vend në Kosovë.

“Baza ligjore është aty edhe ne mendojmë se asnjë organizatë terroriste e çfarëdo prejardhje etnike apo çfarëdolloj përbërje kriminale të ketë nuk duhet të lejohet të veprojë në Republikën e Kosovës. Ne jemi zotuar për sundim të ligjit në çdo cep të vendit dhe aty organizatat që ushtrojnë terror ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Republikës nuk kanë vend”, u shpreh ministrja Gërvalla.

E gjatë ditës së djeshme Qeveria e Kosovës, “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” janë shpallur organizata terroriste. Për këtë vendim kanë votuar pro i gjithë kabineti qeveritar, në përjashtim të ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq.

Ndërsa, karshi këtij vendimi ka reaguar Departamenti i Shtetit Amerika të cilët thanë se ky vendim është ndërmarrë nga ekzekutivi kosovar pa koordinim me ta.

E Komisioni Evropian ka paralajmëruar një numër masash kundër Kosovës dhe ato do të përfshijnë pezullimin e programit të fondeve për Kosovën, pezullimin e mbështetjes së vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimin e kontratave, pezullimin e pjesëmarrjes në ngjarjet e nivelit të lartë, pezullimin e vizitave dypalëshe, si dhe propozimin e dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor që nuk do të procedohet në këtë moment.

Nis fushata “Festo me zemër jo me armë”, Gërvalla: Përdorimi i armëve në ahengje, keqinterpretim i traditës

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Bekë Berisha dhe Burim Ramadani mbesin jashtë Kuvendit, shkak kuota gjinore

KosovaNewss 30/06/2023 30/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?