KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Gërvalla për Komisionin për punësime në MPJ: PDK-ja po do që ta diskreditojë Hoxhajn 
Politikë

Ministrja Gërvalla për Komisionin për punësime në MPJ: PDK-ja po do që ta diskreditojë Hoxhajn 

Kosova News
Kosova News 15:04 -07/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se kërkesa e Partisë Demokratike të Kosovës për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar që do të merrej me punësimet në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duket më shumë si luftë e brendshme e kësaj partie se sa me punën e ministres.

Ajo ka thënë se mes të gjitha “thashethemeve” për këtë çështje ndër vite, tani ky komision do të hedh dritë për të. Ka theksuar se hetimi duhet të zgjerohet për të gjitha punësimet në kuadër të ministrisë, jo vetëm ato për vitet 2021-2023.

Duke përmendur emërimet nga ish-ministra të kaluar, Gërvalla është shprehur se duhet të hetohen emërimet që janë bërë si pjesë e pazareve zgjedhore.

“Me vete kam vendime të panumërta të mëparshme ku jo vetëm nuk janë zbatuar kriteret e konkurseve, por as edhe një kriter i punësimit bazuar në ligjet ekzistuese. Me të njëjtin vendim, ish-ministri Enver Hoxhaj edhe e emëron anëtar të shërbimit të jashtëm personin, edhe ia cakton gradën konsull edhe ia cakton emërimin në misionin ku ka shkuar. Mos të flasim për emërimet që kanë ndodhur nëpër oda, nëpër kafe dhe që kanë qenë pjesë e pazareve në prag të zgjedhjeve. Pavarësisht nga vjen kërkesa dhe me cilat motive, kjo kërkesë që ka ardhur për këtë komision më krijon përshtypjen sikur është pjesë e luftës së brendshme brenda PDK-së për të diskredituar persona të caktuar, si Enver Hoxhaj, se sa që ka të bëjë me mua personalisht”, ka thënë Gërvalla.

Kuvendi e ka themeluar Komisionin hetimor dhe grupet parlamentare i kanë zgjedhur anëtarët e tyre.

PDK-ja kërkon komision hetimor për punësimet e gradimet në Ministrinë e Jashtme vetëm nga viti 2021, mungon nënshkrimi i deputetit Enver Hoxhaj

Gjithashtu lexoni:

Instituti Albanologjik emëron ud.  të drejtoreshës  Meliza Krasniqi, bashkëshorten e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi

Peci reagon ndaj Abdixhikut: “A je n’vete se çka po fyen, Lumir?!”

Murati i reagon Abdixhikut (LDK): Nga parti shtet-formuese, në parti votë-fotografuese!

Kurti takoi ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malaj

Janjiq për dialogun Kosovë-Serbi: Në pikë stagnimi, kërkohet qasje krejt e re

Kosova News 07/03/2024 07/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
thunderstorm
21° _ 21°
73%
1 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Instituti Albanologjik emëron ud.  të drejtoreshës  Meliza Krasniqi, bashkëshorten e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi
16:27 -20/06/2025
DHTIK: Hiqet përkohësisht bllokada për regjistrimin e automjeteve
15:55 -20/06/2025
Osmani: Refugjatët janë histori mbijetese, force dhe shprese
15:32 -20/06/2025
Thirrje urgjente për kursim, nga nesër mungesë e theksuar e prodhimit vendor të rrymës
15:13 -20/06/2025
Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e një 20-vjeçari, dyshohet për tri vepra penale
14:56 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?