KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Gërvalla: Opozita zgjodhi diskutimin mbi MPJD-në në ditën kur do të ballafaqohemi me Vuçiqin
Politikë

Ministrja Gërvalla: Opozita zgjodhi diskutimin mbi MPJD-në në ditën kur do të ballafaqohemi me Vuçiqin

Kosova News
Kosova News 16:36 -08/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka thënë se ka “vdekur” periudha e pazareve dhe e emërimeve të ambasadorëve e konsujve nëpër kafene, duke shtuar se opozita ka zgjedhur të diskutojë mbi punën e Ministrisë në ditën “kur do të ballafaqohemi me Aleksandar Vuçiqin”.

Në pikat e rendit të ditës për seancën e së enjtes është paraparë edhe diskutimi mbi themelimin e Komisionit Hetimor për nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe të MPJD-së.

Gërvalla ka shkruar në Facebook të enjten se është e gatshme të diskutojë me partitë opozitare në Kuvend për punën e kaluar të diplomacisë, duke shtuar se “qytetarët e meritojnë të dinë se nga kush e si janë përfaqësuar vite me radhë”.

“Ndërkohë që së bashku me Kryeministrin Kurti jemi nisur për Nju Jork, ku në Këshillin e Sigurimit të OKB-së do të ballafaqohemi me Aleksandar Vuçiçin dhe sulmet, gënjeshtrat, propagandën e tij ndaj Kosovës, qytetarëve dhe institucioneve të saj, opozita paska zgjedhur pikërisht ditën e sotme për të debatuar rreth Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke refuzuar propozimin për shtyrje të kësaj pike të rendit të ditës deri në seancën e ardhshme. Meqenëse detyra ime ma kërkon që sot të jem në Nju Jork dhe nga pamundësia që të jem e pranishme në atë seancë të Kuvendit, dua të përcjell mesazhin që jo vetëm që nuk i shmangem asnjë debati dhe asnjë hetimi, por mezi po pres që të flasim edhe për keqmenaxhimin e parasë publike edhe për punësimet e jashtëligjshme, familjarizmin dhe shkeljet konstante të ligjit në këtë ministri. Mezi po pres”, ka thënë Gërvalla.

Sipas ministres së Jashtme, Qeveria po e vendos ligjin si kriter të vetëm, e profesionalizimin dhe meritokracinë. Ajo ka përmendur se në të kaluarën, emërimet janë bërë në telefona “të stilit pronto dhe në oda”, duke përmendur edhe shpenzime të mëdha për udhëtime e hotele.

“Ka vdekur koha e pazareve dhe emërimeve të ambasadorëve dhe konsujve nëpër kafene, telefonata të stilit pronto dhe në oda, të shpenzimeve marramendëse për udhëtime dhe hotele, të shitjes së pasaportave nëpër stacione trenash dhe pika karburanti, të sorollatjes me pasaporta dhe targa diplomatike dhe lloj-lloj malli nëpër ato vetura, të tonit harbut ndaj qytetarëve nëpër konsullata…Duke mos dashur të merremi me të kaluarën, si qeveri e re kemi kryer reformën më të thellë në këtë institucion të rëndësishëm të Republikës, duke vendosur në çdo segment si kriter të vetëm ligjin, profesionalizmin dhe meritokracinë dhe duke vënë në binarë të duhur kontrollin e financave dhe parasë publike si dhe llogaridhënien në çdo fushë, si brenda ministrisë, ashtu edhe në misionet tona diplomatike jashtë vendit”, ka thënë Gërvalla.

Kryeministri Kurti niset drejt SHBA-së, përballet me Vuçiqin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Në mungesë kuorumi dështon themelimi i Komisionit Hetimor për punën e MPJD-së

Gjithashtu lexoni:

Rizvanolli publikon vendimin e qeverisë së Isa Mustafës në vitin 2015 në kohën kur u miratua  ligji për liberalizimin e tregut të energjisë

Osmani takon Kallasin në Tiranë: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së

Meloni: Ballkani Perëndimor me perspektivë të qartë integrimi në BE

Picula i bën thirrje Serbisë: Lirojini urgjentisht të burgosurit politikë

Kompanitë e terroristit Milan Radojçiq sponsorizuese të qendrës sportive në Mitrovicen Veriore që e mbylli dje Policia e Kosovës

Kosova News 08/02/2024 08/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Fri
11 °C
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan mbajnë trajnim të përbashkët  
17:03 -16/05/2025
Rizvanolli publikon vendimin e qeverisë së Isa Mustafës në vitin 2015 në kohën kur u miratua  ligji për liberalizimin e tregut të energjisë
16:50 -16/05/2025
Zelensky dhe liderët europian  bisedojnë me Trump nga Tirana: nëse Rusia nuk ndalon luftën, sanksione më të ashpra duhet të pasojnë
16:33 -16/05/2025
Osmani takon Kallasin në Tiranë: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së
15:50 -16/05/2025
Meloni: Ballkani Perëndimor me perspektivë të qartë integrimi në BE
15:35 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?