Sot u vendos gurthemeli për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Ferizaj.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se kjo do të jetë një nga qendrat më bashkëkohore që kemi në vend.
“Për këtë projekt po investojmë nga Ministria e Shëndetësisë në total 2 milionë e 250 mijë euro. Si dhe Komuna e Ferizajt 250 mijë euro. Qendra do të ketë hapësirë të re në 4930 m2 dhe pajisje të reja e bashkëkohore”, ka thënë ministri Vitia.
Përveç Ferizajt, ministri Vitia tha se gjithashtu me QKMF të reja po bëhen edhe Drenasi, Mamusha dhe Shtimja.
“Vitin e ardhshëm do të vijojmë projektet që e mbështesin mjekësinë familjare në të gjithë vendin”, tha ai.