Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka vizituar Komunën e Leposaviqit dhe Zubin Potokut, së bashku me me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, dhe ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ku edhe është bërë pranim-dorëzimi i dy veturave për shërbime shëndetësore për këto komuna.
Sipas njoftimit të Ministrisë, këto vetura do të përdoren nga fshatrat e Komunës së Zubin Potokut dhe Leposaviqit , duke mundësuar që ekipet shëndetësore të kenë qasje në të gjithë territorin e komunës për programin e vizitave mjekësore në shtëpi.

“Ministri Vitia vizitoi komunat Zubin Potok dhe Leposaviq
Prishtinë, 26.07.2024
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, dhe ministrin për Komunitete dhe Kthim, z. Nenad Rashiq, vizituan dje Komunën e Leposaviqit dhe Komunën e Zubin Potokut. Ata u pritën nga kryetari i Komunës së Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi, dhe kryetari i Komunës së Zubin Potokut, z. Izmir Zeqiri. Me këtë rast, u bë pranim-dorëzimi i dy veturave për shërbime shëndetësore.
Këto vetura janë të destinuara kryesisht për fshatrat e këtyre komunave, duke mundësuar që ekipet shëndetësore të kenë qasje në të gjithë territorin e komunës për programin e vizitave mjekësore në shtëpi.
Gjatë kësaj vizite, u diskutuan gjithashtu mundësitë për investime të tjera në këto komuna, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve shëndetësore dhe për të qenë më afër qytetarëve në tërë territorin e Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.