KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministria e Punëve të Brendshme lanson fushatën “Festo me zemër, jo me armë”
Siguri

Ministria e Punëve të Brendshme lanson fushatën “Festo me zemër, jo me armë”

Kosova News
Kosova News 15:33 -03/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Punëve të Brendshme ka lansuar sot fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive.

Në këtë konferencë morën pjesë, Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Kryesuesi i Komisionit për Armë të Vogla dhe të Lehta, Blerim Gashani, përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Peter Vallaste, Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP në Kosovë, Nuno Queiros, Drejtori i Departamenti të Rendit Publik në Policinë e Kosovës, Arbnesh Ajvazi, përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, përfaqësues të medias, të bashkësive fetare, etj.

Në hapje të kësaj fushate, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Blerim Gashani, vuri në dukje se në aspektin e parandalimit, përveç rolit kryesor të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencive të saj përkatëse, është i domosdoshëm edhe angazhimi i fuqishëm i aktorëve të tjerë institucionalë, shoqërisë civile, mediave dhe vetë qytetarëve. Vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe qasjeve të koordinuara mund të shmangim pasojat e rënda që sjell posedimi i armëve të paligjshme dhe veprimet kriminale.

“Misioni ynë, i përkushtimit të përditshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencive të saj, është ndërtuar mbi parimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe të pandashëm me qytetarët. Qëllimi ynë është ngritja e vazhdueshme e nivelit të sigurisë në Republikën e Kosovës, duke garantuar jo vetëm rendin dhe qetësinë publike, por edhe përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët tanë”, theksoi zëvendësministri Gashani.

Ndër të tjera, Zëvendësministri Gashani theksoi se kjo fushatë synon të parandalojë keqpërdorimin e armëve të zjarrit, të forcojë bashkëpunimin ndërmjet qytetarëve dhe organeve të zbatimit të ligjit, të ndalojë gjuajtjet festive dhe të krijojë një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në hapje të kësaj fushate folën edhe përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Peter Vallaste, si dhe Drejtori i Departamentit të Rendit Publik të Policisë së Kosovës, Arbnesh Ajvazi.

Qëllimi kryesor i kësaj fushate është ngritja e vetëdijes kolektive, ndërgjegjësimi lidhur me pasojat nga keqpërdorimi i armëve, rreziqet që sjellin armët e zjarrit për popullatën në përgjithësi, mundësinë e parandalimit të lëndimeve dhe fataliteteve me armë zjarri gjatë ahengjeve dhe ngjarjeve festive.

Kjo fushatë është vazhdimësi e vitit të kaluar, ku Ministria e Punëve të Brendshme ka për synim ngritjen e sigurisë për të gjithë qytetarët e republikës së Kosovës. Bazuar në të dhënat zyrtare, numri i rasteve të raportuara nga ana e qytetarëve në Policinë e Kosovës për përdorim të armëve gjatë ahengjeve familjare, është rritur për 40% më shumë në krahasim me vitin e kaluar.

Fushata vetëdijesuese “Festo me zemër, jo me armë”, mbështetet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, përmes përkrahjes financiare nga Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Suedia, Holanda dhe Norvegjia, si dhe mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes fondit të mirëbesimit MPTF. /Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Mediat belge shkruajnë për përfaqësimin ushtarak të Kosovës në Bruksel

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Tajlandës

Arrestohen dy persona në Gjilan, dyshohen për vjedhje të rëndë dhe keqpërdorim të besimit

Aksident trafiku në Sllatinë, policia në vendin e ngjarjes

Maqedonci e Backes: Thellim i bashkëpunimit Kosovë–Luksemburg në mbrojtje

Kosova News 03/07/2025 03/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
clear sky
35° _ 34°
22%
3 km/h
Thu
34 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C

Lajmet e Fundit

Festivali “Rock & Blues” mbush xhepat e miqve të kryetarit Totaj – Vetëvendosje në Prizren kërkon hetim urgjent
22:29 -03/07/2025
Digjet një objekt në Zonën Industriale në Prishtinë
22:07 -03/07/2025
Mediat belge shkruajnë për përfaqësimin ushtarak të Kosovës në Bruksel
21:46 -03/07/2025
Vritet zëvendëskomandanti i marinës ruse
21:41 -03/07/2025
Gërvalla takohet me Backes, zotohen për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional
20:52 -03/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?