Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj një lajmi të publikuar nga portali “Nacionale”, duke e cilësuar atë si të rremë dhe të pavërtetë.
Në reagimin zyrtar thuhet se portali në fjalë, ndonëse përpiqet të demantojë ministrin në detyrë, Ejup Maqedonci, në të vërtetë konfirmon pohimet e tij. Sipas Ministrisë, vendosja e tri nga katër brigadave të kombinuara të ushtrisë serbe në jug të territorit të Serbisë, afër kufirit me Kosovën, nuk është zhvillim i ri, pasi këto njësi janë të pozicionuara aty prej vitesh.
Kjo situatë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, është shqetësuese dhe pasqyron qasjen e pandryshuar agresive të Serbisë ndaj Kosovës.
Po ashtu, Ministria thekson se, pavarësisht përpjekjeve për të zbehur rëndësinë e stërvitjes Defender Europe 2025, ushtrimi po realizohet në territorin e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.
Për më shumë detaje, qytetarët ftohen të lexojnë shpjegimin e plotë në faqen zyrtare të ministrit në detyrë, Ejup Maqedonci:
🔗 Shiko postimin
Reagimi i Plotë:
Reagim Një tjetër lajm i rremë nga portali "Nacionale", që teksa mundohet të demantojë ministrin Maqedonci, realisht e…
Posted by Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës on Saturday, May 31, 2025