KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministria e Mbrojtjes demanton kryetarin e LDK-së Abdixhiku: Tenderi për furnizim për ushqim të qenve ishte publik, nuk ishte tender sekret
Siguri

Ministria e Mbrojtjes demanton kryetarin e LDK-së Abdixhiku: Tenderi për furnizim për ushqim të qenve ishte publik, nuk ishte tender sekret

Jeton Sopa
Jeton Sopa 15:29 -29/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku në emisionin “Presing” në T7 javën e kaluar  deklaroi se Ministria e Mbrojtjes ka dhënë tender sekret për ushqim të qenëve duke e akuzuar qeverinë e Kosovës se ka dhënë me qindra tender të tillë njëburimor.

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe deputeti i LDK-së Anton Quni në kuvendin e Kosovës duke e akuzuar qeverinë për dhënien e kontratave sekrete me negocim.

“ Për ushqim të qejve,  jo të ushtarëve, për ushqim të qejve kanë dhënë kontratë me negocim, për ushtarët e ushtrisë me garë  tenderi nuk është sekret, po të kishte qenë sekret do të ishte ushqimi i ushtarëve por për ushqim të qejve kanë dhënë tender sekret me negocim të drejtpërdrejtë” ka thënë ndër të tjera Abdixhiku.

Kosovanews ka dërguar pyetje në Ministrinë e Mbrojtjes për të kërkuar sqarime se a janë të vërteta pretendimet e z.Abdixhiku se Ministria e Mbrojtjes e ka futur në kategorinë e tenderëve sekret ushqimin për qenë.

Në një përgjigje me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes kanë thënë se tenderi për ushqim për qenë ka kaluar të gjitha procedurat e rregullta të tenderimit dhe nuk është tender njëburimor. Pra, ka qenë procedurë e hapur sipas Ligjit për Prokurim Publik.

“Ministria e Mbrojtjes deklaron se tenderi për K9 ka qenë i hapur në procedurë të rregullt, sipas planifikimit të prokurimit për vitin 2023. Ka kaluar të gjitha procedurat e rregullta të tenderimit dhe nuk është tender njëburimor. Pra, ka qenë procedurë e hapur sipas Ligjit për Prokurim Publik. Për të qenë të informuar plotësisht, mund të shihni në platformën e KRPP” thuhet në përgjigjien e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndërkohë KosovaNews në web faqen e KRPP-së ka gjetur të gjithë dokumentacionin e këtij tenderi aty shihet qartë se ka kaluar të gjitha procedurat në mënyrë të hapur por se për këtë tender kishte konkurruar vetëm një kompani.

Vlera e parashikuar e tenderit për ushqim për qenë ishte 65 mijë euro ndërsa u fitua nga një kompani me çmim prej  prej 58 mijë e 250 euro.

Gjithashtu lexoni:

MPB apel qytetarëve: Mos ndezni zjarr, rrezik për jetën dhe natyrën

Kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës, Policia del me njoftim zyrtar

Telefonatë anonime alarmon për bombë në Kuvend – Evakuim i plotë dhe kontrolle me qen nga njësitë speciale (VIDEO)

Kërcënim me bombë në ambientet e Kuvendit të Kosovës – Evakuohen deputetët, stafi dhe gazetarët

Arrestohen dy burra në Fushë Kosovë, dyshohet se organizonin lojëra të fatit në lokalin e tyre

Jeton Sopa 29/03/2024 29/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

MPB apel qytetarëve: Mos ndezni zjarr, rrezik për jetën dhe natyrën
13:11 -05/07/2025
Shtyrja pas alarmit për bombë, seanca konstituive do të mbahet sonte
12:54 -05/07/2025
​Ngritja e aktakuzës, Damka e mohon se ka keqpërdorur buxhetin e shtetit
12:42 -05/07/2025
Kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës, Policia del me njoftim zyrtar
12:34 -05/07/2025
Abdixhiku flet pas kërcënimit në Kuvend: Nuk mu duk diçka serioze
12:16 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?