Sot u nënshkrua marrëveshje në mes të MMPHI dhe Infrakos, për Financimin e Projekteve të dizajnimit preliminar të linjave hekurudhore.
Kështu bëri të ditur ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Fushë Kosovë – Klinë – Pejë; si dhe
Klinë – Prizren
Pas përfundimit të TOR-it nga INFRAKOS, MMPHI ka siguruar buxhetin prej 2M€ për financimin e dizajnit preliminar, me qëllim të funksionalizimit dhe rehabilitimit të dy linjave hekurudhore, për ti bërë të sigurt, përfshirës, të qëndrueshëm nga ana mjedisore e sociale si dhe të ndërlidhura me njëra tjetrën.
Po ashtu, u nënshkrua edhe një marrëveshje për Financimin e Projektit të Sigurimit të Vendkalimeve në Hekurudha.
“Marrë parasysh aksidenteve të shkaktuara, në veçanti me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik, nënshkruam marrëveshjen për Sigurimin e Vendkalimeve në Hekurudha. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi do të financojmë shumën prej 1.3M€, kështu për të rritur sigurinë hekurudhore dhe modernizimin e infrastrukturës hekurudhore”, shkroi Aliu në Facebook.


