KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministria e hap aplikimin për grante në bujqësi – jepen mbi 26 milionë euro
Ekonomi

Ministria e hap aplikimin për grante në bujqësi – jepen mbi 26 milionë euro

Kosova News
Kosova News 11:50 -07/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që nga sot ka hapur periudhën për aplikim për disa masa mbështetëse në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2022, ku investimet përmes këtij programi kapin vlerën prej më shumë se 26 milionë euro.

Ministria njofton se përmes këtij programi do të përkrahen projektet investive të fermerëve dhe agrobizneseve në gjithë territorin e Kosovës.

Thirrjet për aplikim janë hapur për:

– Masën 1 “Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore”,

– Masën 3 ,”Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore”,

– Masën  7 “Diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve”,

– Masën 5 “Përgatitja zbatimi i strategjive të zhvillimit lokal – qasja LEADER”. 

Investimet e Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit përmes Programit për Zhvillim Rural 2022 arrijnë vlerën prej është 26,331,798.00

MBPZhR-ja përmes këtij PZhR-së ka zgjeruar mundësitë e investimeve, duke sjellë  kështu edhe shumë risi në masat mbështetëse për sektor të ndryshëm bujqësor dhe rural.

Ndryshe, periudha e aplikimit për masat e shpallura sot (07 korrik), do të jetë e hapur deri më 08 Gusht 2022, në orën 16.00.

Të gjithë të interesuarit aplikim mund ta bëjnë përmes ueb –modulit online në uebfaqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), www.azhb-ks.net në linkun “Aplikimi online për PZHR”: https://azhb-aplikimet.rks-gov.net. Aplikuesit në ueb – modul  do të mund të regjistrojnë projektin, si dhe duhet të ngarkojnë të gjitha dokumentet e nevojshme për aplikim  në PDF.

Ndërkaq, gjatë periudhës për aplikim, fermerët dhe agrobizneset për të gjitha informatat lidhur me procedurat e aplikimit,  kriteret e provueshmërisë, kriteret e vlerësimit  fushat e investimit, mund t’i marrin në detaje në uebfaqen e MBPZhR-së www.mbpzhr-ks.net, si dhe në uebfaqen e AZhB-së www.azhb-ks.net.

Po ashtu, të gjithë të interesuarit për aplikim në kuadër të PZhR-së, nëse hasin në ndonjë paqartësi gjatë periudhës së aplikimit, mund të parashtrojnë pyetje për sqarim në emailin zyrtar, [email protected].

Gjithashtu lexoni:

Ish-zëvendësministri i Arsimit nga LDK-ja përshëndet arritjet e UP-së: Po e them publikisht se këto dy vjet arsimi i lartë ka përparuar

Kthehet në rigjykim rasti për vrasjen në qendër të Prishtinës: Elementi i dashjes, kontradiktor me arsyetimin

Shkon në mbi 86 euro për MWh çmimi i energjisë i kontraktuar nga ALPEX, Rizvanolli e quan konkurrues

Në Prishtinë nis Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

Kosova News 07/07/2022 07/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

“E gjithë bota po vëzhgon”, nisin bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi
14:20 -02/06/2025
Bislimi takon Sorensenin në Bruksel
13:55 -02/06/2025
Jashari takon dy gjeneralë amerikanë, diskutojnë për ushtrimin “Defender Europe 25″
13:24 -02/06/2025
Osmani ua ndan Medaljen Presidenciale nënave të Srebrenices
13:05 -02/06/2025
Dy shtetas serbë kapen duke kaluar kufirin ilegalisht në Gjilan
12:47 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?