KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministria e Financave: Skema e re sociale eliminon kriteret diskriminuese
Ekonomi

Ministria e Financave: Skema e re sociale eliminon kriteret diskriminuese

KosovaNewss
KosovaNewss 16:59 -02/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Financave ka filluar pilotimin e reformës se skemës të asistencës sociale, që financohet nga Banka Botërore. Skema e re ka për qëllim eliminimin e kritereve diskriminuese në skemën aktuale shtetërore dhe nxitjen e punësimit.

Shumë familje që marrin ndihmë sociale në Kosovë, i janë  nënshkruar formave të ndryshme të diskriminimit si pasojë e disa kritereve  të skemës shtetërore të ndihmës sociale. Për të eliminuar diskriminimet, Ministria e Financave, muajin  kaluar, ka filluar një proces reformues të skemës së ndihmës sociale. Ekspertja e komunikimit në kuadër të këtij projekti, Elvira Berisha, i tha Radio Kosovës së ky reformim ka për qëllim krijimin e barazisë dhe uljen e varfërisë.

“Kjo reformë është dizajnuar me qëllim të shtrirjes së barazisë, eliminimit të diskriminimit që aktualisht ka skema e asistencës sociale, tha Berisha.

Po ashtu, Berisha ka shpjeguar se skema e re  është dizajnuar ashtu që të përfshijë dhe t`i arrijë sa më mirë grupet më të varfra të vendit,sidomos “aktivizimin e  përfituesve të skemës sociale në tregun e punës”.

Berisha potencoi se ky proces është i rëndësishëm ngase të dhënat e nxjerra nga ky pilotim do të shërbejnë për hartimin e projektligjit për skemat sociale.

 “Mësimet e marra prej këtij pilotimi që ka filluar tash, do të reflektohen edhe në projektligjin për mbrojtje sociale dhe në skemën sociale që aktualisht është duke u përgatitur”, ka sqaruar Berisha.

Pavarësisht paralajmërimeve për ndryshme rrënjësore në skemën sociale, për shumë qytetarë është ende i paqartë procesi i reformimit dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ”keqkuptimi kryesor është se kush mund të aplikojë dhe kush kualifikohet për përfitim”.

Murati ka sqaruar se kjo është vazhdimësi e skemës së ndihmës sociale ekzistuese, por dallimi është te heqja e kritereve diskriminuese, siç është ai për të pasur fëmijë nën 5 vjeç. Gjithashtu me skemën e re nuk e ndërpritet me automatizëm  ndihma sociale, që në muajin e parë që familja fillon të gjenerojë të ardhura, por i jepet një mundësi për të përfituar nga skema sociale të paktën edhe tre muaj të tjerë.

Megjithatë ende nuk është e qartë nëse skema sociale që paralajmërohet se do të eliminojë kriteret diskriminuese do të rris shumën përfitimin për familjet që përfshihen në këtë kategori, që aktualisht është  në vlerë prej 60 deri në 180 eurosh varësisht nga numri i anëtarëve të familjes.

Gjithashtu lexoni:

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë

Basha në Samitin e Transportit: Mbështetni projektet strategjike të Kosovës

Sveçla: Lufta ndaj narkotikëve mbetet e pakompromis, në funksion të garantimit të sigurisë publike

DASh: Të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për të siguruar të ardhmen energjetike, përfshirë gazin amerikan

KosovaNewss 02/06/2024 02/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore
10:09 -19/06/2026
Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë
09:29 -19/06/2026
Në QNR vazhdon rinumërimi i 9 vendvotimeve të fundit
09:27 -19/06/2026
Podujeva shënon Ditën e Çlirimit
08:56 -19/06/2026
Shënohet Dita Ndërkombëtare e shërbyesve civilë
08:55 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?