KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministria e Ekonomisë hapi thirrjen për aplikim, do të mbështes ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme për blerjen e pajisjeve efiçiente për ngrohje
Ekonomi

Ministria e Ekonomisë hapi thirrjen për aplikim, do të mbështes ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme për blerjen e pajisjeve efiçiente për ngrohje

Kosova News
Kosova News 14:58 -22/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Ekonomisë sot ka shpallur thirrjen publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje në mbështetje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme financuar nga Bashkimi Evropian (BE).

Kryeministri Albin Kurti, tha se janë investuar 35 milionë euro në këtë sektorë dhe kjo falë mbështetjes së BE-së.

Sipas tij, lansimi i kësaj thirrje tregon përkushtimin e miqve për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Këtë vit për herë të parë është duke investuar një shifër rekord prej 35 milionë euro në programet e efiçiencës së energjisë për sektorin rezidencial dhe bizneset, që njëherësh është shuma më e madhe ndonjëherë e investuar në Kosovë. Ky investim është mundësuar falë mbështetjes nga Komisioni Evropian në kuadër të pakos emergjente për energji prej 75 milionë euro. Në kuadër të zbatimit të programit kombëtar duke filluar nga pranvera e këtij viti, kemi filluar me një seri masash. E kemi nisur programin për efiçiencë të energjisë në ndërtëse të banimit social, në vlerë prej 10 milionë euro. Nga i cili përfitojnë 13 komuna për renovimin dhe përshtatjen për eficiencë të 28 ndërtesave për banim social”, tha Kurti.

“Sektori i energjisë është sektori më i rëndësishëm për ekonominë e një vendi dhe faktorin kryesor bizneset e kanë çmimin e energjisë. Lansimi i kësaj mase tregon përkushtimin e miqve tanë për zhvillimin ekonomik të Kosovës”.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se ndërmarrësit vendës janë kontribuuesit kryesor të zhvillimit ekonomik, prandaj u ka bërë thirrje që të aplikojnë për subvencione.

“Masa për subvencionim të ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme do të jetë e hapur që nga sot dhe përfshin subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje, për pompa termike, për kondicionerë apo klima efiçiente. Për të parën në vlerë deri në dy mijë euro, për të dytën në vlerë deri në një mijë euro. Kaldaja me biomasë, si dru, pelet në vlerë deri në dy mijë euro, si dhe studa individuale me biomasë në vlerë deri në 500 euro. Përfitimet e investimeve në efiçiencë të energjisë përkthehen drejtpërdrejt në kursime, në kostot e bizneseve”, u shpreh ajo.

Ndërsa Alessandro Bianciardi nga Zyra e Bashkimit Evropian, tha se deri në shtator kanë aplikuar 20 mijë familje për subvencionim në sektorin e energjisë.

“Gjatë vitit 2023, qytetarët kanë parë një përkrahje të madhe sa i përket subvencionimit të energjisë, ku deri në shtator, sa i përket konsumatorëve kanë aplikuar 20 mijë familje”.

Masat që janë prezantuar synojnë mbështetjen e bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme, si investim në instalimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje, e të cilat përfshijnë:

Pompë termike;

Kondicioner/ klimë efiçiente (pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë);

Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket);

Stufa individuale me biomasë.

Vlera e subvencionimit për një pajisje pompë termike është njëzet për qind (20%) e vlerës investive, apo deri në 2000.00 €. Kurse, për bizneset në pronësi apo në bashkëpronësi të grave nga pesëdhjetë e një për qind (51%) e tutje, vlera e subvencionimit është njëzet e pesë për qind (25%) e vlerës investive dhe deri në 2000.00 €.

Kondicioner/ klimë (pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë), vlera e subvencionimit për një pajisje është njëzet për qind (20%) e vlerës investive, apo deri në 1000.00 €. Për bizneset në pronësi apo në bashkëpronësi të grave nga pesëdhjetë e një për qind (51%) e tutje, vlera e subvencionimit është njëzet e pesë për qind (25%) e vlerës investive dhe deri në 1000.00 €.

Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket), subvencionohet dyzet për qind (40%) e vlerës investive, dhe deri në 2000.00 €. Për bizneset në pronësi apo në bashkëpronësi të grave nga pesëdhjetë e një për qind (51%) e tutje, vlera e subvencionimit është dyzet e pesë për qind (45%) e vlerës investive dhe deri në 2000.00 €.

Ndërsa, stufa individuale me biomasë, vlera e subvencionimit për një (1) pajisje është dyzet për qind (40%) e vlerës investive dhe deri në 500.00 €. Për bizneset në pronësi apo në bashkëpronësi të grave nga pesëdhjetë e një për qind (51%) e tutje, vlera e subvencionimit është dyzet e pesë për qind (45%) e vlerës investive dhe deri në 500.00 €.

Aplikimi për subvencionim është e ndarë në dy faza dhe në të dy fazat aplikimi bëhet online përmes platformës e-Kosova: https://rks-gov.net/476

Afati i fundit për aplikim për fazën e parë është 21 ditë kalendarike nga dita që hapet thirrja, pra deri më datën 12 dhjetor 2023 ose deri në shpenzimin e buxhetit të alokuar për këtë thirrje.

Aplikimet e pranuara në fazën e parë do të shqyrtohen bazuar në parimin “KUSH APLIKON I PARI, SHËRBEHET I PARI”. Ndërsa, afati i fundit për fazën e dytë është deri me datën 10 janar 2024.

Informatat e plota të thirrjes mund t’i gjeni në linkun: https://me.rks-gov.net/…/1Draft-final-21-11-2023-NMVM…

Për më shumë informacione dhe sqarime shtesë rreth fazave të aplikimit mund të drejtoheni me shkrim në email adresën: [email protected]

Apo të kontaktoni në numrat e telefonit: 038 200 215 89 / 038 200 215 55, nga e hëna deri të premten, duke filluar nga ora: 08:30-12:00 dhe nga ora 13:00-16:00.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit

Kosova News 22/11/2023 22/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
26° _ 21°
62%
6 km/h
Sat
21 °C
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?