KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministria e Bujqësisë këtë vit pritet të ndajë 24 milionë euro për grante
Ekonomi

Ministria e Bujqësisë këtë vit pritet të ndajë 24 milionë euro për grante

Kosova News
Kosova News 14:41 -16/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Bujqësisë këtë vit do të ndajë 24 milionë euro grante për bujqit. Fermerë dhe ekspertë të bujqësisë thonë se në kuadër të granteve është mirë të ndahen mjete për funksionalizimin e pikave grumbulluese dhe përpunuese të produkteve bujqësore.

Nga Ministria e Bujqësisë nuk kanë nëse këtë vit planifikojnë të ndajnë mjete për këtë qëllim. 

Me qëllim të përkrahjes së fermerëve lokalë, Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Ferizajt, ka hapur ditë më parë thirrjen për aplikim për rregullimin e dhomave ftohëse për ruajtjen e pemëve dhe perimeve.

Investimet në ndërtimin e pikave grumbulluese dhe përpunuese të produkteve bujqësore janë mjaft të nevojshme, thonë për Radio Kosovën ekspertë dhe përfaqësues të bujqve.

Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri, thotë se është kërkesë e tyre që Ministria e Bujqësisë, në kuadër të granteve, të ndajë mjete për ndërtimin e pikave grumbulluese të produkteve bujqësore. 

 “Ne kemi propozuar që të ndahet ndonjë shumë e mjeteve dhe të shpallet thirrje edhe për funksionalizimin e pikave grumbulluese. Këto do të mundësonin organizimin, ruajtjen, përpunimin, por edhe eksportin e produkteve bujqësore që prodhojnë bujqit, sidomos në pemëtari e perimtari. Pemë e perime, në kohë të caktuara, kemi mundësi edhe që të eksportojmë”, tha Tahiri.  

Krahas investimeve në rritjen e prodhimtarisë bujqësore që duhet të jenë fokusi kryesor i Ministrisë së Bujqësisë, edhe investimet në pikat grumbulluese të produkteve bujqësore kanë rëndësinë e tyre, thotë profesori universitar i bujqësisë, Imer Rusinovci.

 “Në mes të sektorit të prodhimit dhe atij të përpunimit ish dashtë të mendohet edhe për qendra të caktuara në nivel vendi si pika grumbulluese. Në këtë mënyrë, fermerët prodhues do të kenë një adresë të saktë se ku do t’i dorëzojnë produktet e tyre, përkatësisht përpunuesit do të kenë idenë se ku mund të gjejnë grumbullimin e produkteve të caktuara bujqësore për fabrikimin dhe finalizimin e tyre në qendrat përpunuese”, tha Rusinovci, raporton RTK.

Ministria e Bujqësisë këtë vit pritet të ndajë 24 milionë euro për grante për bujqit. Radio Kosova ka pyetur këtë ministri se në kuadër të granteve a planifikon të ndajë mjete financiare për ndërtimin e pikave grumbulluese dhe përpunuese të pemëve e perimeve. Por, përkundër interesimit dhe pritjes disaditore, deri në përgatitjen e këtij materiali, nga Ministra e Bujqësisë nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.   

Gjithashtu lexoni:

Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Kosova News 16/09/2023 16/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit
19:43 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?