Ministria e Kulturës synon që t’i shfuqizojë krejt ligjet aktuale që rregullojnë qasjen e shtetit në raport me artin dhe kulturën.
Atë që e ka proklamuar ministri aktual i Kulturës, Hajrulla Çeku, ia ka “paketuar” një grup punues që ka hartuar koncept-dokumentin për art dhe kulturë.
Dokumenti që është në konsultime publike në 110 faqe rrumbullakon analizën e gjendjes aktuale bashkë me propozimet se si të veprohet me të ardhmen, raporton Koha.
Propozohet shfuqizimi i gjashtë ligjeve aktuale dhe një numri të madh aktesh nënligjore. Është propozuar që vetëm me dy ligje të rregullohet fusha e artit dhe e kulturës.


