KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministria daneze e Drejtësisë: Marrëveshja 210 milionëshe për burgjet me Kosovën nuk është pezulluar, ishte një keqkuptim
Siguri

Ministria daneze e Drejtësisë: Marrëveshja 210 milionëshe për burgjet me Kosovën nuk është pezulluar, ishte një keqkuptim

Kosova News
Kosova News 08:54 -22/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në fillim të javës është raportuar nga mediumi danez Ekstra Bladet se marrëveshja për dhënien me qira të 300 qelive mes Kosovës dhe Danimarkës mes është pezulluar.

Kjo si shkak i vështirësive financiare për realizmin e kësaj marrëveshje.

Por, kjo demantohet nga Ministria daneze e Drejtësisë, sikurse edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, pati deklaruar se nuk është anuluar marrëveshja me Danimarkën për marrjen me qira të  disa qelive në burgjet e Kosovës.

Marrëveshja 210 milionë euro me Danimarkën për burgjet mbetet në fuqi, procedohet për ratifikim në Kuvend gjatë muajve të ardhshëm

Në një përgjigje me shkrim për klankosova Ministria së Drejtësisë së Danimarkës tha se kjo ishte veçse një keqkuptim.

“Danimarka nuk e ka ndërprerë, nuk e ka rikthyer apo pezulluar marrëveshjen e burgjeve ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës. Çdo raportim në media që sugjeron të kundërtën bazohet në një keqkuptim. Marrëveshja është miratuar me votat e shumicës së deputetëve në Parlamentin danez në fillim të këtij viti dhe bashkëpunimi me Kosovën për planifikimin dhe realizmin e projektit vazhdon” – thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë së Danimarkës.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, pati deklaruar se nuk është anuluar marrëveshja me Danimarkën për marrjen me qera të burgjeve në Kosovë.

Ajo është shprehur se delegacionet Kosovë-Danimarkë janë në koordinim të plotë, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Haxhiu ka thënë se një delegacion i Danimarkës do të vijë në Kosovë në tetor për të implementuar marrëveshjen.

Marrëveshja kishte vlerën e 210 milionë eurove që Danimarka do të duhej t’i paguante Kosovës për 10 vjetët e ardhshme.

Sipas marrëveshjes Danimarka, do t’i merrte me qira 300 qeli ku do të silleshin të burgosurit e dënuar me deportim.

Kjo ishte nënshkruar vitin e kaluar nga ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Nick Haekkerup, tani ish-ministër.

Në marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Danimarkës thuhet se Qeveria e Kosovës do t’i ofroj Mbretërisë së Danimarkës, kapacitetet e burgut, gjegjësisht institucionit korrektues që gjendet në Gjilan për 300 të burgosur, për qëllimin e ekzekutimit të dënimeve daneze dhe do të bëjë rregullimet e nevojshme për çdo lehtësi për të siguruar që ai është në përputhje me ligjet dhe standardet daneze.

“Qeveria e Danimarkës synon të paguajë një tarifë vjetore për përdorimin e një burgu prej 15,000,000 euro në varësi të numrit të të burgosurve për të cilin objekti është bërë i përshtatshëm në përputhje me rregullat dhe rregulloret daneze, me një tarifë të reduktuar për 12 muajt e parë të vitit përdorimi i burgut si periudhë tranzicioni. Qeveria e Danimarkës synon gjithashtu të paguaj një tarifë fillestare prej 5,000,000 euro për të mbuluar periudhën e tranzicionit derisa burgu të jetë përfunduar dhe plotësuar me personel. Këto tarifa do të mbulojnë të gjitha kostot që lidhen me një marrëveshje të tillë”, thuhet në marrëveshjen mes dy shteteve.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve

Berisha, pas takimit me Osmanin: Kemi qenë konstruktivë nga fillimi, nuk përulemi ndaj askujt

Ziadeh takohet me Sorensen, e vazhdon mbështetjen për dialogun

Kurti takon deputetët britanikë, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar

Zjarrfikësit shuajnë zjarrin në fushat e grurit në Ramoc të Gjakovës

Kosova News 22/09/2022 22/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
22:49 -04/07/2025
Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve
22:46 -04/07/2025
Kyle Walker befason me skuadrën e re
22:03 -04/07/2025
Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian
21:21 -04/07/2025
Osmani: Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh
20:11 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?