KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Vitia: Të gjithë invalidët e UÇK-së do të kompensohen për proteza të reja
Shëndetësi

Ministri Vitia: Të gjithë invalidët e UÇK-së do të kompensohen për proteza të reja

Kosova News
Kosova News 14:32 -26/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se janë paguar 15 milionë euro borxh të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore gjatë vitit 2023.

Gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa, Vitia ka thënë se fondi vitin e kaluar në total ka shpenzuar mbi 22 milionë euro.

Vitia ka folur edhe për shërbimin e veteranëve me proteza të reja, duke thënë se do të bëhet kompensimi i tyre me proteza të reja.

“Sa i përket invalidëve, shumica e kërkesave janë bërë në nëntor – dhjetor 2023, përveç dy, tri kërkesave që janë nga muaji gusht i vitit të kaluar. Kur kemi parë që janë analizuar të gjitha rrugët dhe e gjithë qeveria, jo vetëm ministria, ka pasur ndjeshmërinë maksimale të gjendet njëherë e mirë që të institucionalizohet i gjithë ky procesi, e të shkojë përmes fondit të sigurimeve shëndetësore. Dhe nga vendimi që kemi marrë para pak ditësh në Qeverinë e Republikës së Kosovës, të gjitha këto kërkesa janë miratuar dhe të gjithë invalidët e UÇK-së do të kompensohen për mirëmbajtjen për proteza të reja”, ka thënë Vitia.

Vitia është shprehur se ky është obligim dhe më së paku që mund të bëjmë për këtë kategori.

“Në anën tjetër, ministria e Shëndetësisë në tri vitet e ardhshme ka ndarë një buxhet mbi 2 milionë e 100 mijë, që këto shërbime përmes një plani të veprimit që ka miratuar në vitin e kaluar, më këto investime materiale dhe shtimin e numrit të resurseve njerëzore, invalidët e UÇK-së të mos kenë nevojë të dalin jashtë institucioneve tona publike, jashtë vendit tonë mirëpo t’i marrin nga institucionet shëndetësore publike”, ka thënë ministri i Shëndetësisë.

Ministri Vitia: Bordi i Sigurimeve Shëndetësore është ndryshuar pas shkeljeve të Udhëzimit Administrativ

Gjithashtu lexoni:

DASH pas ujdisë për pranim të migrantëve të dëbuar nga SHBA: Jemi falënderues ndaj partnerit tonë Kosovës

Mbahet sërish një seancë për rastin “Banjska”, sot dëgjohen dy dëshmitarë

Haxhiu: Vendimi i Kushtetues nuk do t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit

Sveçla: Është e qartë se ekziston qasje bllokuese e partive opozitare

Osmani në Osaka: Kosova, një demokraci që shikon drejt së ardhmes

Kosova News 26/03/2024 26/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
77%
1 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

DASH pas ujdisë për pranim të migrantëve të dëbuar nga SHBA: Jemi falënderues ndaj partnerit tonë Kosovës
10:35 -12/06/2025
Osmani për Ditën e Çlirimit: Kosova e Lirë, përjetë krenare
10:03 -12/06/2025
Kurti: Bujar Bukoshi, emër kyç në historinë e çlirimit të Kosovës
10:01 -12/06/2025
Mbahet sërish një seancë për rastin “Banjska”, sot dëgjohen dy dëshmitarë
09:07 -12/06/2025
Nderohet figura e Bujar Bukoshit, homazhe në Kuvendin e Kosovës
08:51 -12/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?