KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vitia për mungesën e barnave: Të gjitha barnat që gjenden në stokun e SHSKUK-së tashmë janë publike
Shëndetësi

Vitia për mungesën e barnave: Të gjitha barnat që gjenden në stokun e SHSKUK-së tashmë janë publike

Kosova News
Kosova News 10:23 -15/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një intervistë për Ekonomia Online, ka deklaruar se të gjitha barnat që gjenden në stokun e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) tashmë janë bërë publike, pas raportimeve për mungesa të shumta të barnave esenciale në klinikat e QKUK-së, veçanërisht për pacientët me kancer.

Në një prononcim për Ekonomia Online, ai tha se ka pasur raportime të vazhdueshme, shpeshherë edhe të pakonfirmuara, për mungesë të barnave.

“Ka pas raportime të vazhdueshme shpeshherë edhe jo të konfirmuara për mungesë të barnave gjatë gjithë kësaj kohe. Prandaj përmes bordit të SHSKUK-së kam kërkuar që të bëhen publike të gjitha barnat të cilat janë në stoqet e barnatores qendrore në SHSKUK, por jo vetëm. Në këtë drejtim u bënë tash disa muaj që bëhet ky raportim dhe qytetarët në mënyrë që mos të krijohet konfuzitet për barnat të cilat janë apo nuk janë, tash edhe mediat edhe qytetarët mund të shikojnë në faqen, në uebfaqen e SHSKUK-së që cilat barna janë në stoqet tona”, tha ai.

Ministri u bëri thirrje qytetarëve që të raportojnë menjëherë nëse hasin në mungesë të barnave që figurojnë në stok.“Dhe në këtë mënyrë i ftoj të gjithë qytetarët që për barnat të cilat konfirmohet që janë në stoqe dhe nuk i gjenden kur, kur shkojnë, të bëjnë menjëherë lajmërimin edhe në SHSKUK edhe në Ministrinë e Shëndetësisë dhe ju garantoj që do të merren masat adekuate”, tha ai.

Vitia pranoi se herë pas here mund të ketë mungesa tranzitore të barnave, duke i arsyetuar me vonesa nga operatorët ekonomikë.

“Po, herë pas here ndodh që të kemi mungesa tranzitore të barnave, qoftë për shkak të vonesave në sjelljen e tyre nga operatorët e ndryshëm ekonomik, të cilët natyrisht pastaj konform ligjeve në fuqi penalizohen për vonesat. Mirëpo prapë po e përsëris, të gjitha barnat që gjenden në stokun e SHSKUK-së tashmë janë publike dhe të gjithë qytetarët pa dallim, përfshirë këtu edhe mediat, kanë qasje në këtë listë dhe natyrisht ju ftojmë edhe juve që të raportoni kur ka raste të cilat qytetarët mund të raportojnë se mungon ndonjë bar tjetër dhe ta bëjmë publike dhe të ndërmarrim masa nëse këto raporte nuk janë të sakta”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Kurti takon antropologen Reineck dhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”

Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

Kosova News 15/03/2026 15/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive
19:42 -23/07/2026
Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite
19:35 -23/07/2026
Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve
19:14 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?