Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me zëvendësministrin Bardhyl Dobra ka vizituar komunat veriore të Republikës së Kosovës, njofton KosovaNews.
Sveçla ka thënë se situata në këto komuna është stabile dhe se pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe KFOR-i po përmbushin detyrat e tyre në zbatimin e ligjit, ruajtjes dhe paqes.
“Institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të sigurojnë lëvizjen e lirë për të gjithë qytetarët pa dallim, në përputhje me ligjet në fuqi. Do të jemi zbatues të vendimeve të drejta dhe ligjore të cilat janë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në postimin e tij në Facebook.