KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Sveçla publikon VIDEO ku shihet krimineli Milan Radojçiq në grupin terrorist serb
Siguri

Ministri Sveçla publikon VIDEO ku shihet krimineli Milan Radojçiq në grupin terrorist serb

Kosova News
Kosova News 12:45 -26/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Punëvë të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar video ku shihet Milan Radojçiq, nënkryetari i Listës Serbe se ka qenë udhëheqës i grupit terrorist i cili sulmoi policinë e Kosovës të dielën e 24 shtatorit në Bansjkë ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, një tjetër polic i plagosur e disa të lënduar.

“Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve”, ka shkruar Sveçla.

“Ky në pamjet më poshtë është Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe, po ashtu pjesë edhe e Listës së Zezë të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kryekrimineli Radojçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.”, ka vijuar Sveçla.

Sveçla ka thënë se kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës.

Shpalljen e ditëve të zisë nga Serbia dhe Lista Serbe për sulmuesit serbë të vrarë nga aksioni i Policisë së Kosovës, Sveçla e ka cilësuar vulosje të autorësisë së organizimit.

“Harta e sulmit terrorist po qartësohet çdo ditë: Aleksandër Vuçiq përmes Listës Serbe, dhe këta përmes nënkryetarit të tyre Radojçiq, kanë ndërmarrë veprimin terrorist kundër rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës duke tentuar të destabilizojnë Republikën tonë. Pra, LS e sheh pjesëmarrjen e saj në Kosovë vetëm në mënyrë terroriste. Ata dështuan. Ndërkohë, ditët e zisë të shpallura sot nga Serbia dhe Lista Serbe janë tashmë vulosja e autorësisë së këtij organizimi”, ka theksuar ai.

Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për sulme terroriste në veri
Pamje – Policia e bart nga Banjska autoblindën që e përdorën terroristët serbë

Gjithashtu lexoni:

Policia e Kosovës apelon bashkatdhetarët për respektim të rregullave të trafikut

Murati: Deputetët e opozitës vijnë dhe nuk e dinë pse vijnë, pyetni pse vijnë?

Sveçla: Arsenijeviq është në kërkim, në pronat e tij u gjetën jelek antiplumb dhe pajisje për kriptovaluta

Ngërçi politik vazhdon, dështon edhe tentimi i 36-të për konstituimin e Kuvendit

Basha: I kemi 57 deputetë që votojnë, pse vetëm 4 deputetë të opozitës s’janë pro konstituimit

Kosova News 26/09/2023 26/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
65%
1 km/h
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Policia e Kosovës apelon bashkatdhetarët për respektim të rregullave të trafikut
12:56 -23/06/2025
Murati: Deputetët e opozitës vijnë dhe nuk e dinë pse vijnë, pyetni pse vijnë?
12:37 -23/06/2025
Hyn në funksion dhe njësia A3, Rizvanolli falënderon punonjësit dhe menaxhmentin për punën vetëmohuese
12:11 -23/06/2025
Sveçla: Arsenijeviq është në kërkim, në pronat e tij u gjetën jelek antiplumb dhe pajisje për kriptovaluta
11:34 -23/06/2025
Ngërçi politik vazhdon, dështon edhe tentimi i 36-të për konstituimin e Kuvendit
11:25 -23/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?