KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Sveçla në Bruksel flet për sundimin e ligjit në Kosovë
Politikë

Ministri Sveçla në Bruksel flet për sundimin e ligjit në Kosovë

Kosova News
Kosova News 14:43 -28/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare “Aleanca globale për luftimin e kontrabandimit me migrantë” që po mbahet në Bruksel me ftesë të Komisioneres Ylva Johansson.

Ai i shoqëruar nga ambasadori, Agron Bajrami ka thënë se ky takim duhet të shërbejë si një nismë e një zotimi të përbashkët dhe një plani që fuqizon bashkëpunimin ndërkombëtar me fokus në shkatërrimin e rrjetëve të kontrabanduesve.

Gjithashtu, ai ka prezantuar të arriturat e Kosovës në tre vitet e fundit si në hetim, arrestim të të dyshuarve dhe identifikim të viktimave duke ndikuar që Kosova të mos jetë në listën e shteteve që zakonisht përdoret si rrugë për aktivitete kriminale, përfshirë dhe kontrabandimin me migrantë.

“Në fjalën time theksova se ky takim duhet të shërbejë si një nismë e një zotimi të përbashkët dhe një plani që fuqizon bashkëpunimin ndërkombëtar me fokus në shkatërrimin e rrjetëve të kontrabanduesve. Gjithashtu, prezantova të arriturat e Kosovës në tre vitet e fundit si në hetim, arrestim të të dyshuarve dhe identifikim të viktimave duke ndikuar që Kosova të mos jetë në listën e shteteve që zakonisht përdoret si rrugë për aktivitete kriminale, përfshirë dhe kontrabandimin me migrantë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, lansimi i Aleancës Globale sot bëri thirrje për veprime nga qeveritë për fuqizimin e parandalimit të migracionit ilegal, përgjigjen ndaj kontrabandës me migrantë, dhe ofrimin e alternativave kundër migracionit ilegal.

“Bazuar në zotimin e Republikës së Kosovës drejt antarësimit në BE dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare, zotohemi se do të punojmë ngushtë në zbatimin e nismave globale për një të ardhme më të sigurt, duke përfshirë aleancën për të luftuar kontrabandën me migrantë”, ka thënë tutje Sveçla.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Kosova News 28/11/2023 28/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?