Ministri i Bujqësisë, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka bërë të ditur se për ta përmirësuar gjendjen e mbarështimit të bagëtive të vogla, është paraparë rritje të mbështetjes direkte përmes Programit për Pagesa Direkte 2024 i cili do të shpaloset gjatë javës që vjen.
Peci thotë se duke parë këto sfida të fermerëve, përforcohet edhe më shumë bindja e vendimeve meritore të dedikimit të 5 milion eurove për sektorin e blegtorisë përmes Programit të Granteve, të cilat do të fillojnë të vlersohen gjatë muajit janar 2024.