KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Peci inicion lirimin e hapësirave te Tregu i Automjeteve – Ndalohet therja barbare e shpezëve dhe rrezikim i shëndetit publik
Ekonomi

Ministri Peci inicion lirimin e hapësirave te Tregu i Automjeteve – Ndalohet therja barbare e shpezëve dhe rrezikim i shëndetit publik

Kosova News
Kosova News 13:24 -07/05/2023
Shpërndaje
List of Images 1/3
tregu peci 1
tregu peci2
tregu peci3
Shpërndaje

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit së bashku me drejtorin ekzekutiv të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Flamur Kadriu dhe inspektorët veterinarë, kanë dalë në hapësirat afër Tregut të Automjeteve në Prishtinë të cilat po shfrytëzohen për tregtim dhe therje ilegale të bagëtive.

Ai tregoi se e ka iniciuar vetë këtë aksion “për vetë faktin se veprimtaritë e tilla pa kushte higjenike rrezikojnë shëndetin e qytetarëve”.

“Një çerek shekulli liri e tregtim, therje barbare të shpezëve dhe rrezikim i shëndetit publik; të gjitha këtyre duhet t’iu vijë fundi”.

Peci tha se do të angazhohet që së bashku me kryetarët e komunave ta gjejnë një zgjidhje të përbashkët pasi pamjet e therjeve e gjakosjeve në hapësira publike buzë rrugëve, sipas tij, nuk u përkasin shoqërive evropiane.

Sipas tij, komunat duhet ta përmbushin detyrimin ligjor.

Postimi i plotë i ministrit Peci:

Kjo është ndërgjegja jonë!

❌️Një çerek shekulli liri e tregtim, therrje barbare të shpezëve dhe rrezikim i shëndetit publik; të gjitha këtyre duhet t’iu vijë fundi! Komunat duhet ta përmbushin detyrimin ligjor!

?Sot në orët e hershme të mëngjesit së bashku me Drejtorin Ekzekutiv të AUV-së z. Flamur Kadriu dhe Inspektorët Veterinarë, dolëm në hapësirat afër Tregut të Automjeteve në Prishtinë të cilat po shfrytëzohen për tregtim dhe therje ilegale të bagëtive.

?Iniciova këtë aksion për vetë faktin se veprimtaritë e tilla pa kushte higjenike rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Ka qenë interesim i imi të bashkëbisedoj me të gjithë ata që frekuentojnë këto hapësira për shitjen dhe therrjen e bagëtive që së bashku të gjejmë një zgjidhje në mënyrë që këto veprime të mos përsëriten.

?Do të angazhohem që së bashku me Kryetarët e Komunave ta gjejmë një zgjidhje të përbashkët pasi që pamjet e therjeve e gjakosjeve në hapësira publike buzë rrugëve nuk u përkasin shoqërive Evropiane.

?Gjithashtu ekziston edhe një numër i madh i faktorëve mikrobiologjik qe e infekton/kontaminon mishin qe nxirret nga shpezët të cilat therren në kushte jo-higjienike duke ju ekspozuar pluhurit, tymit të automjeteve dhe shumë papastërtive të tjera.

?Si nga ata që tregtojnë e deri tek blerësit duhet ta kuptojnë se: Ky lloj i të bërit pazar është i rrezikshëm për shëndetin veterinarë (fondin e shpezëve) por edhe për shëndetin njerëzor.

?Kësaj problematike jam i interesuar ti bëj zgjidhjen me të mirë pa e dëmtuar asnjë grup shoqërorë. Nga kryetarët e komunave do të kërkoj të bëhen veprimet për caktim lokacionesh, regjistrim nga komuna, pastaj titullari të regjistrohet si subjekt në ARBK- MINT dhe pas këtyre hapave ta finalizojë edhe regjistrimin apo licencimin në AUV.

?Pas kësaj këto lokacione do të hynin në planet nacionale për kontrolla zyrtare të AUV-së ku brenda tyre do të lejohej edhe tregtimi i produkteve ushqimore në hapësira të veçanta duke respektuar kushtet qe duhet ti plotësojnë. Therjet lejohen vetëm ne thertore të licencuara në asnjë vend tjetër.

?Shëndeti dhe mirëqënia e qytetarëve është gjëja me e çmueshme që ka një vend andaj nuk do lejojmë askënd që ta rrezikojë.

Gjithashtu lexoni:

Thirrje urgjente për kursim, nga nesër mungesë e theksuar e prodhimit vendor të rrymës

IPK rekomandon suspendimin e një nënkoloneli dhe një kapiteni policor në Pejë

Policia shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë në Ferizaj

Moti sot me diell

Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar

Kosova News 07/05/2023 07/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
thunderstorm
21° _ 21°
73%
1 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Thirrje urgjente për kursim, nga nesër mungesë e theksuar e prodhimit vendor të rrymës
15:13 -20/06/2025
Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e një 20-vjeçari, dyshohet për tri vepra penale
14:56 -20/06/2025
Nesër mbahet Provimi i Maturës Shtetërore
14:47 -20/06/2025
Peci reagon ndaj Abdixhikut: “A je n’vete se çka po fyen, Lumir?!”
14:24 -20/06/2025
IPK rekomandon suspendimin e një nënkoloneli dhe një kapiteni policor në Pejë
13:56 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?