Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në një konferencë për media të premten ka hapur thirrjen për grante në vlerë prej 24 milionë euro për vitin 2024. Ai ka thënë se synon ta mbështes sektorin e drithërave.
“Në këto dy vite, prioritet ka qenë rritja e Fondit Blegtoral. Kjo masë ka një vlerë prej 5 milionë euro, ndërsa në total përmes Programeve të kaluara kjo mbështetje arrin në 11.3 milionë € për blerjen e lopëve qumështore 2023/2024. Deri në 2025 pritet shtimi i 2,000 krerëve dhe rritja e prodhimit të qumështit me 12,200 t/vit”, ka deklaruar ai.
Ai ka thënë se gjatë vitit 2025, për herë të parë do të zbatohet masa e re për sigurime bujqësore e cila do të mbulojë koston e dëmeve të shkaktuara në bujqësi nga fatkeqësitë natyrore.
“Angazhimi i një studenti/të posa diplomuari në Fakultetin e Bujqësisë, për kryerje të punës praktike tek përfituesit e projekteve mbi 50,000€ me pagesë (2100€ për 6 muaj, mbuluar 100% nga ministria). Gjithashtu, këtë vit është mundësuar edhe praktika e nxënësve të shkollave profesionale bujqësore.Zgjatja e periudhës së kontrollës në terren të përfitueseve të granteve: Nga 3 vite sa ka qenë më herët është bërë 5 vite”. ka thënë Peci


