KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Politikë

Ministri Peci dhe ambasadori austriak diskutojnë për thellim bashkëpunimi në bujqësi

Kosova News
Kosova News 15:14 -16/01/2024

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, George Schnetzer, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, si dhe për projektet zhvillimore të MBPZhR-së për këtë vit.

Gjatë këtij takimi, Ministri Peci e ka njoftuar homologun e tij austriak edhe me prioritetet e politikave bujqësore, duke theksuar se këto politika janë avancuar viteve të fundit, e në të cilat përfshihet edhe thellimi i  bashkëpunimit me shtetet evropiane.

Me këtë rast, Ministri Peci e ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm mes të Kosovës dhe Austrisë në fushën e bujqësisë përmes projekteve të shumta zhvillimore për fuqizimin e mëtejmë të sektorit.

“Në këtë takim diskutuam për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, si dhe për mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi edhe në sektorë të tjerë të bujqësisë. Për të konkretizuar këtë bashkëpunim gjatë këtij viti, u pajtuam që të ndërmarrim edhe hapa dhe veprime konkrete, të cilat do t’i kontribuojnë zhvillimit dhe avancimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në vend”, tha Ministri Peci.

Nga ana e tij, ambasadori i Austrisë në Kosovë, George Schnetzer, ritheksoi edhe njëherë gatishmërinë e shtetit të tij për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve, me qëllim të zhvillimit të këtij sektori.

[ruby_related total=5 layout=5]

Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?