Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati përmes një video ka bërë të ditur se ish-ministri i Infrastrukturës në qeverinë Hoti Arban Abrashi ia ka vazhduar në mënyrë të kundërligjshme licencën terminalit doganor Devollit Corporation.
Ministri Murati, tha se ish-ministri Abrashi me 19 mars të vitit 2021, vetëm tri ditë në largim nga detyra e pozitës së ministrit ia ka vazhduar licencën terminalit doganor të oligarkëve Devolli tek Amortizatorët edhe për pesë vite të tjera dhe se sipas ministrit Murati një gjë e tillë është bërë në mënyrë të kundërligjshme, pasi që licenca e cila ishte lëshuar me 2 maj të vitit 2018 dhe do të skadonte me 1 maj të vitit 2023.
Ministri Murati ka thënë se sipas ligjit licenca ka validet 5 vjeçar dhe për vazhdimin e saj duhet të aplikohet 60 ditë para se ti skadojë afati i vlefshmërisë siç e parasheh Udhëzimi Administrativ dhe një gjë e tillë ishte bërë nga Arban Abrashi ku qeveria Hoti ka shkelur ligjin për të iu hap rrugë e favore grupeve të caktuara të interesit e në këtë rast grupit Devolli.
Tutje, ministri Murati ka kërkuar që ky rast flagrant e të hetohet nga prokuroria.
“ Kemi thënë se do t’i kthejmë terminalet doganore tek shteti e këtë po e bëjmë. Por gjatë këtij procesi kemi hasë edhe në një rast tepër të çuditshëm bëhet fjalë pra se si një ministër i LDK-së në qeverinë në ikje, ia vazhdon ligjshëm licencën terminalit doganor grupit Devolli te fabrika e Amortizatorëve. Konkretisht ministri Arban Abrashi me 19 mars 2021, kur i kishte pra vetëm edhe tri ditë në detyrë sepse pas tri dite do të votohej qeveria e re Kurti e vazhdon licencën e Terminalit Doganorë të Amortizatorëve edhe për pesë vite të tjera. Por këtë e bën kundërligjshëm se Terminali në fjalë kishte licencë valide e cila ishte lëshuar me 2 maj të vitit 2018 dhe do të skadonte me 1 maj të vitit 2023.
Pra licenca sipas ligjit ka validet 5 vjeçar dhe për vazhdimin e saj duhet të aplikohet 60 ditë para se ti skadojë afati i vlefshmërisë siç e parasheh Udhëzimi Administrativ. Për këtë gjë pra nuk ishte bërë 60 ditë para skadimit por dy vjetë para skadimit e kishte bërë Arban Abrashi e kjo tregon edhe një rast tjetër sesi partitë tjera kur ishin në pushtet shkelnin ligjin për të iu hap favore grupeve të caktuara të interesit e në këtë rast grupit Devolli për të ia vazhduar licencën e Terminalit.
E normalisht iu bëj thirrje edhe organeve të rendit që të merren me këtë rast ku dukshëm shihet që është shkelur ligji për të favorizu kompani të caktume”, ka thënë ministri Murati me anë të një videoje të publikuar në facebook.





