KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Murati: Deri në orën 15:00 është dashur të dorëzohen listat, Thesari i gatshëm t’i lëshojë pagat
Politikë

Ministri Murati: Deri në orën 15:00 është dashur të dorëzohen listat, Thesari i gatshëm t’i lëshojë pagat

Kosova News
Kosova News 15:24 -07/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës për gjatë gjithë ditës së sotme ka debatuar në seancën plenare në të cilën doli për interpelancë ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili në fund tha se debati shpërfaqi se kush është prapa sabotimit të shtetit dhe se SBAShK-u nuk i përfaqëson mësimdhënësit.

Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, ku mbahej interpelanca për mosekzekutimin e pagave të mësimdhënësve, Murati tha se Thesari i ka marrë veprimet për ekzekutimin e pagave, por shtoi se deri në orën 15:00 të së premtes është pritur të dorëzohen listat.

Teksa kritikat e akuzat e deputetëve parafolës të opozitës, i quajti shantazhe.

“Mospagesa e pagave është pasojë e mungesës së punës, nuk është sanksion. Zbritjet e pagave nuk ngrenë probleme përputhshmërie me konventën. E kemi parë që sa e sa ditë japin ultimatum PDK, SBASHK, LDK dhe në fund kallëzimin e dorëzoi PDK-ja në vend të SBASHK-ut. Nga kjo grevë u pa kush ka qëndruar prapa këtij sabotimit të shtetit. U shpërfaq po ashtu fakti se mësimdhënësit nuk janë pyetur fare kur ka nisur greva. E vetmja herë kur u pyetën ishte për të vazhduar mësimin që votuan pro. U shpërfaq se SBASHK-u nuk i përfaqëson mësimdhënësit se kur e nisi grevën nuk ishte i gatshëm t’i kompensojë dhe tu dalë në ndihmë për hyrjen në grevë që u kërkua nga ta. Ne do t’i japim pagesat si paradhënie për orët qe do të kompensohen. Në lidhje me këtë Thesari i ka marrë të gjitha veprimet dhe sot deri në orën 3 është dashur të dorëzohen të gjitha listat. Sa i përket debatit mund të flasim tërë ditën, këso shantazhe nuk i ndihmojnë askujt as nuk janë mënyra të lavdishme drejt pushtetit”, tha Murati.

Kuvendi nuk pati kuorum të mjaftueshëm për ta hedhur në votim rezolutën e AAK-së lidhur me mosekzekutimin e pagave të shtatorit për mësimdhënësit.

Për këtë arsye Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në ora 16:30.

Rezoluta e AAK-së është paraqitur në fillim të interpelancës së ministrit të Arsimit, Hekuran Murati, lidhur me mosprocedimin e pagave.

Gjithashtu lexoni:

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

Osmani me ambasadorin britanik, flasin për krijimin e institucioneve

Abdixhiku: Askush nuk e ka shumicën, ose të ulemi të flasim, ose të vazhdojmë këtë cirk

Osmani priti në takim ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk

Gërvalla beson se ka njerëz në LDK që do ta shtyjnë Abdixhikun të ndërrojë qëndrim ndaj VV-së

Kosova News 07/10/2022 07/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?