Trupat e R1K janë duke kryer trajnim me sistemet e reja të armatimit me të cilat është pajisur FSK së fundi, me fokus operacionet e mbrojtjes dhe sulmit në nivel Skuadre, Togu dhe Kompanie.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ku tha se në kuadër të përgatitjeve për UF ” DEFENDER EUROPE ’23”, Regjimenti i parë i Këmbësorisë është në fazën Intenzive të trajnimit dhe përgatitjes së njësive të saj.
“Trajnimet e vazhdueshme, bashkëpunimi dhe vullneti i ushtrisë së Republikës së Kosovës, janë tregues të gatishmërisë për realizim të suksesshëm të UF “DEFENDER EUROPER ’23 ” si dhe pjesëmarrje në çdo mision të NATO-s”, shkroi Mehaj në Facebook.