KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Mehaj thirrje qytetarëve: Kontribuoni në Fondin e Sigurisë për Forcën dhe për Atdheun
Siguri

Ministri Mehaj thirrje qytetarëve: Kontribuoni në Fondin e Sigurisë për Forcën dhe për Atdheun

Kosova News
Kosova News 14:17 -29/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka ftuar qytetarët që të kontribuojnë në Fondin e Sigurisë.

Ai ka ftuar të kontribuohet në Fondin e Sigurisë, për interesat shtetërore, për forcën që do mbrojë atdheun.

“Ne të gjithë e kemi për obligim ta lëmë këtë vend më të mirë nga se e kemi trashëguar, ne e kemi për obligim të mbrojmë të ardhmen e kombit”, tha ai.

Sipas tij, Qeveria e Republikës së Kosovës përgjatë këtyre muajve ka investuar më shumë se çdoherë tjetër në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, por duhet ende mbështetje.

“Sot, gjersa kemi ushtrinë dhe Republikën, na duhet mbështetja juaj për ta konsoliduar Forcën e Sigurisë së Kosovës në nivelin e ushtrive anëtare të NATO-s, kështu vlerat demokratike të shtetit tonë mbrohen, dhe jeta e çdo qytetari është e sigurt”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të ministrit në Facebook:

KONTRIBUO NË FONDIN E SIGURISË PËR FORCËN DHE PËR ATDHEUN!

Sot nuk ka më pak heronj se sa ka pasur ndonjëherë më parë. Të jesh ushtar është çdoherë sfidë.

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk janë duke u trajnuar thjesht për lavdi. Atyre nuk u intereson sa medalje fitojnë, apo sa herë i shohin emrat e tyre në televizion apo në portale. Ata janë atje, në kazermë, në teren, çdo minutë të çdo dite duke u angazhuar për atë që besojnë. Trajnohen e ushtrojnë që niveli i tyre i përgatitjes të jetë i lartë, aq sa dhe vullneti i tyre për ruajten e paqes dhe garantimin e sigurisë për familjet e tyre dhe kombin në përgjithësi. Ne të gjithë duhet të jemi shumë krenarë për ta. Por të jesh krenar nuk mjafton. Duhet të kujtojmë se ata kanë nevojë për mbështetjen tonë.

Qeveria e Republikës së Kosovës përgjatë këtyre muajve ka investuar më shumë se çdoherë tjetër në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ushtarakët tanë në vazhdimësi janë duke u pajisur me armatimet më moderne ushtarake, ndërsa oficerët e rinj po shkollohen në akademitë më të njohura botërore.

Shumë punë është bërë duke investuar deri 99 % më tepër se vitet paraprake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Me investimet në pajisje por dhe plotësimin e tre ligjeve bazike për MM/FSK, më shumë të rinj nga mosha 18-25 vjeç do t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Diversiteti ynë është një nga pikat tona më të forta si Komb, dhe ne do të vazhdojmë të përpiqemi që ushtria e Kosovës të pasqyroj shoqërinë në çdo nivel brenda radhëve të saj. Sigurimi i mundësive të barabarta dhe një përfshirje më e madhe do të forcojë ushtrinë tonë, megjithatë në rrethanat aktuale gjeopolitike, luftën në Ukrainë, jemi të vetdijshëm se duhet bërë shumë më tepër, duhet kontribuar të gjithë së bashku në forma të ndryshme për ushtrinë që është mburoja jonë e hekurt.

Mërgata, pronarët e bizneseve por dhe qytetarët e thjesht të këtij vendi, shtresa e mesme e shoqërisë për nga të ardhurat por e lartë nga atdhedashuria, gjithmonë kanë qenë mbështetja më e madhe për çfarëdo lëvizje në mbrojtje të atdheut.

Sot, gjersa kemi ushtrinë dhe Republikën, na duhet mbështetja juaj për ta konsoliduar Forcën e Sigurisë së Kosovës në nivelin e ushtrive anëtare të NATO-s, kështu vlerat demokratike të shtetit tonë mbrohen, dhe jeta e çdo qytetari është e sigurt.

Prandaj, ju ftoj të kontribuoni në Fondin e Sigurisë, për interesat shtetërore, për forcën që do mbroj atdheun, do siguroj jetën tuaj dhe të ardhmen e fëmijëve.

Ne të gjithë e kemi për obligim ta lëmë këtë vend më të mirë nga se e kemi trashëguar, ne e kemi për obligim të mbrojmë të ardhmen e kombit!

Transferet mund të realizohen sipas detajeve në vijim:

Gjithashtu lexoni:

“Liria ka emër” mban konferencë për media

26 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë

Sveçla për Stacionin Policor në Zveçan: Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit

Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri

Zafir Berisha ndahet nga NISMA e Fatmir Limës

Kosova News 29/12/2022 29/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
13° _ 13°
62%
3 km/h
Tue
26 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
26 °C
Sat
17 °C

Lajmet e Fundit

Kurti e Vitia marrin pjesë në përurimin e renovimit të Repartit të Pulmologjisë në Prizren
09:19 -10/06/2025
“Liria ka emër” mban konferencë për media
09:02 -10/06/2025
Begaj viziton Kosovën
08:49 -10/06/2025
26 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë
08:34 -10/06/2025
Sveçla për Stacionin Policor në Zveçan: Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit
23:22 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?