KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Mehaj: Serbia operon sikurse Rusia, Kosova të anëtarësohet sa më parë në Partneritetin për Paqe
Politikë

Ministri Mehaj: Serbia operon sikurse Rusia, Kosova të anëtarësohet sa më parë në Partneritetin për Paqe

Kosova News
Kosova News 12:51 -16/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj thotë se Serbia si një vend pro-rus operon me idenë “se sa më shumë territor aq më shumë e mbrojtur do të jetë”, andaj ndodhur përball kësaj ideologjie të një vendi fqinj, ai thekson se integrimi euro-atlantik i Kosovës është i domosdoshëm.

Ai thotë se aktualisht Kosova është e interesuar që në një afat rekord të anëtarësohet në Partneritetin për Paqe, për çka kërkon mbështetjen edhe të vendeve mosnjohëse.

Ministri Mehaj duke folur për KosovaPress konsideron se është e rëndësishme që anëtarësimi i Kosovës në organizatat botërore të sigurisë të ndodhë sa më shpejt, marrë parasysh edhe situatën e brishtë të sigurisë në botë si pasojë e luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë dhe politikën pro-ruse të Serbisë.

Sipas tij, krahas grupit ndërministror për Partneritet për Paqe që tashmë është themeluar, është e rëndësishme që Bashkimi Evropian dhe NATO të shohin ndryshimet pozitive në Kosovë. Derisa thekson se po i rrisin bashkëpunimet bilaterale me shumë partnerë të tjerë të NATO-s.

“Kosova është e fokusuar në integrimin në NATO sa më shpejt, situata ka ndryshuar gjeopolitikisht, jo vetëm në rajon, por në mbarë botën, është shumë me rëndësi që edhe këto katër shtete mosnjohëse të NATO-s ta mbështesin Kosovën në Partneritet për Paqe, pastaj në anëtarësimin e plotë në NATO”, thotë ai.

Derisa thotë se situata e sigurisë në vend është e qetë, ministri Mehaj thotë se janë në bashkëpunim me të gjitha institucionet e sigurisë në vend dhe se Kosova ndan vlerat e veta demokratike me të gjitha vendet perëndimore.

Sipas ministrit Mehaj, Kosova duhet që sa më parë të integrohet edhe në Bashkimin Evropian pasi që kanoset nga politika serbe se “më shumë territor më lehtë me e mbrojt veten”.

“Në përgjithësi situata në Kosovë është e qetë, jemi në bashkëpunim me të gjitha agjencitë e sigurisë së Kosovës por edhe me KFOR-in. Kosova jo vetëm që i ndan vlerat e veta demokratike sikur aleatët tanë, partnerët në NATO, por anën tjetër shihet Serbia, fqinji ynë, si nuk i përcjellë normat ndërkombëtare por është e bashkangjitur bashkë me Rusinë. Nuk i ndanë të njëjtat vlera demokratike sikur shtetet e Evropës dhe NATO-s. Kosova duhet të integrohet në Bashkimin Evropian por edhe në NATO sa më shpejt që është e mundshme, pasi Serbia operon sikur rusët, më shumë territor, aq me lehtë më mbrojt vetën, ashtu mendojnë madhësinë e vet”, thotë Mehaj.

Ministri Mehaj potencon interesat qëllimkëqija të Serbisë në Kosovë.

“Serbia kurrë si ka qëllimet e mira për Kosovën në asnjë aspekt, ne shpresojmë se një ditë ata kthehen për të mbarë e të mirë, por pjesa e dialogut e bënë të vetën”, thotë ai.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj apelon të rinjtë që të aplikojnënë rekrutimin e radhës në FSK, derisa bën të ditur se ka ndryshuar kriteri për moshën, nga 23 vjeç sa ishte në 25 vjet.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohen dy burra në Fushë Kosovë, dyshohet se organizonin lojëra të fatit në lokalin e tyre

Arrestohet i dyshuari për detyrim dhe paraqitje të rreme, sekuestrohen armë dhe municione

Arrestohet një person në Gjakovë, bashkëjetoi me një vajzë nën 16 vjeç

Gjendet pa shenja jete një grua në Suharekë

Shtetasi i Maqedonisë raportoi rrejshëm në Policinë e Kosovës

Kosova News 16/10/2022 16/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen dy burra në Fushë Kosovë, dyshohet se organizonin lojëra të fatit në lokalin e tyre
10:41 -05/07/2025
Arrestohet i dyshuari për detyrim dhe paraqitje të rreme, sekuestrohen armë dhe municione
10:34 -05/07/2025
Hamasi jep përgjigje pozitive për planin e armëpushimit
10:24 -05/07/2025
Në Teksas lumi del nga shtrati, të paktën 24 viktima dhe 25 të zhdukur
10:02 -05/07/2025
Arrestohet një person në Gjakovë, bashkëjetoi me një vajzë nën 16 vjeç
09:49 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?