KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Mehaj: Polonia dhe Kosova, aleatë të paqes
Siguri

Ministri Mehaj: Polonia dhe Kosova, aleatë të paqes

Kosova News
Kosova News 23:17 -19/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë punimeve të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka takuar Shefin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Polonisë, gjeneral Rajmund T. Andrzejczak.

Me të Mehaj tha se ka biseduar rreth çështjes aktuale të sigurisë, ndikimit që në këtë mes ka agresioni rus ndaj Ukrainës, dhe po ashtu për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në nivel ushtarak, përmes trajnimeve të përbashkëta të dy ushtrive dhe bashkëpunimit në fusha të tjera, “të cilat së shpejti do t’i definojmë përmes nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet shteteve tona”.

“Njoftova gjeneralin për gatishmërinë që kemi që të trajnojmë trupat ukrainase dhe polake në fushën e deminimit, të kërkim-shpëtimit, dhe po ashtu gatishmërinë tonë që të dërgojmë trupa të specializuar në fushën e shëndetësisë, për të mbështetur Poloninë dhe refugjatët ukrainas, që aktualisht janë të strehuar në këtë shtet”, shkroi ministri në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Republika e Kosovës dhe Polonia, aleatë të paqes!

Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë, takova Shefin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Polonisë, gjeneral Rajmund T. Andrzejczak, me të cilin biseduam rreth çështjes aktuale të sigurisë, ndikimit që në këtë mes ka agresioni rus ndaj Ukrainës, dhe po ashtu për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona në nivel ushtarak, përmes trajnimeve të përbashkëta të dy ushtrive dhe bashkëpunimit në fusha të tjera, të cilat së shpejti do t’i definojmë përmes nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet shteteve tona.

Njoftova gjeneralin për gatishmërinë që kemi që të trajnojmë trupat ukrainase dhe polake në fushën e deminimit, të kërkim-shpëtimit, dhe po ashtu gatishmërinë tonë që të dërgojmë trupa të specializuar në fushën e shëndetësisë, për të mbështetur Poloninë dhe refugjatët ukrainasë, që aktualisht janë të strehuar në këtë shtet.

Meqenëse jemi në proces të përgatitjeve si vend nikoqir i ushtrimit fushor, “Defender 2023”, ftova gjeneralin që Polonia të jetë pjesëmarrëse në cilësinë e vëzhguesit dhe të njoftohet nga afër për kapacitetet profesionale dhe operacionale të FSK-së.

Synimi ynë i përbashkët është mbrojtja e paqes dhe stabiliteti ne vend, rajon dhe më gjerë.

Rruga jonë është e qartë, anëtarësimi në NATO dhe BE.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Po bëhet investimi më i madh ndonjëherë në “Kosova B”

Arrestohet një person në Vërmicë, i ofroi policisë 5 euro ryshfet

Përleshja fizike në veri, dy persona shoqërohen për intervistim në Polici

Murati: Opozita, shkelëse e vetme e Kushtetutës – votimi i fshehtë është legjitim

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit

Kosova News 19/11/2022 19/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Po bëhet investimi më i madh ndonjëherë në “Kosova B”
16:37 -29/06/2025
IKShPK-ja ka disa këshilla për pushuesit që shkojnë në det
15:16 -29/06/2025
Llapi ndanë rrugët me 12 futbollistë, i falënderon për kontributin e dhënë
15:11 -29/06/2025
Imazhet më të fundit nga Lindja e Mesme, palestinezët qajnë për të dashurit e tyre të vrarë në luftë
15:08 -29/06/2025
Po shkëlqen në Botërorin e Klubeve, katër klube i bëjnë oferta Realit për Gonzalo Garcian
15:05 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?