KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Mehaj: Kosova është e përkushtuar të jetë pjesë e NATO-s dhe strukturave tjera të sigurisë
Politikë

Ministri Mehaj: Kosova është e përkushtuar të jetë pjesë e NATO-s dhe strukturave tjera të sigurisë

Kosova News
Kosova News 14:41 -29/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me ftesë të ushtruesit të detyrës së Ministrit të Mbrojtjes të Malit të Zi, Filip Adzic, ka marrë pjesë në konferencën e Kartës së Adriatikut që është mbajtur në Budvë.

Ai në këtë konferencë tha se vizioni i Republikës së Kosovës është promovimi i stabilitetit dhe sigurisë jo vetëm për qytetarët e saj por edhe për rajonin, Evropën dhe më gjerë.

“Kosova është e përkushtuar që të jetë pjesë e strukturave rajonale dhe globale të sigurisë, në veçanti OKB-së, BE-së, NATO-s dhe OSBE-së. Ne mbështesim dhe po punojmë drejt integrimit të plotë në nismat rajonale dhe promovimit të marrëdhënieve paqësore fqinjësore me qëllim rritjen e stabilitetit dhe ruajtjen e paqes”, tha ai.

Sipas tij pas zhvillimeve të fundit, vlerat e demokracisë janë sfiduar nga një doktrinë agresive nga Rusia ndaj Ukrainës. “Ne mbetemi vigjilentë për të koordinuar aktivitetet dhe për të treguar përkushtimin më të lartë për të punuar së bashku me partnerët dhe aleatët tanë, ndërsa presim me padurim partnerët që të aplikojnë një qasje integruese të Ballkanit Perëndimor në BE, dhe në veçanti përkrahjen për integrimin e Kosovës në NATO”, tha ai,.

Duke shtuar se vetë misioni i Kartës së Adriatikut dhe i ShBA-së është afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me proceset integruese në NATO, me synimin përfundimtar rritjen e sigurisë rajonale dhe forcimin e partneritetit ndërfqinjësor.

“Prandaj, ne e vlerësojmë shumë ftesën tuaj në këtë takim dhe në të njëjtën kohë, ftojmë të gjitha shtetet të na mbështesin në iniciativën tonë që t’i bashkohemi kësaj nisme, si anëtarë të barabartë, me të drejta të plota. Kosova është e gatshme të marrë role dhe përgjegjësi të reja!. Këtë jemi duke e treguar në vazhdimësi, përmes aktiviteteve ditore dhe përkushtimit maksimal për të përmbushur Planin Gjithpërfshirës të Tranzicionit, duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha shtetet aleate”, tha ai.

Mehaj foli edhe për arritjet e shumta në vitin 2021, i cili nga nga to është bashkë-zbarkimi së bashku me Ushtrinë Amerikane në misionin e parë historik paqeruajtës në Kuvajt.

“Ishte një proces që kërkonte shumë përkushtim, koordinim ne partnerë shumëpalësh për të realizuar me sukses të gjitha procedurat dhe aktivitetin në përgjithësi, me ç’rast FSK-ja tregoi një nivel të lartë profesionalizmi duke kryer të gjitha detyrat me dinjitet dhe përkushtim. Po ashtu gjatë kësaj periudhe disamujore për herë të parë Kosova ka marrë pjesë si shtet pritës në stërvitjen më të madhe ndërkombëtare ‘DEFENDER EUROPE 21’ të organizuar në rajonin e Ballkanit”, tha ao.

Po ashtu ai ka përmendur edhe planifikimin për të qenë vendi pritës për stërvitjen në terren “DEFENDER EUROPE 23”, në të cilin ushtrim Republika e Kosovës do të marrë pjesë me rreth 1300 pjesëtarë të FSK-së, të angazhuar si në Kosovë ashtu edhe në disa vende të tjera.

“Përveç bashkëzbarkimit përkrah shteteve aleate, trajnimeve të vazhdueshme me qëllim avancimin profesional, FSK ka ofruar mbështetjen e vet të pakursyer edhe në strehimin dhe transportimin e refugjatëve afganë të cilët u detyruan të linin shtëpitë e tyre për një jetë më të sigurt dhe më të mirë”, tha ai.

Mehaj tha se Kosova është e gatshme të kontribuojë në çdo iniciativë rajonale dhe më gjerë.

“Anëtarësimi ynë në Kartën e Adriatikut do të na ofronte një mundësi më të madhe që të kontribuojnë drejtpërdrejt në paqen dhe stabilitetin përtej kufijve tanë. Si shtet jemi të përkushtuar për të ndjekur rrugën e demokracisë perëndimore dhe orientimin tonë euroatlantik”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Kosova News 29/11/2022 29/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?