KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Maqedonci: Procesi i transformimit në ushtri, në fazën e dytë – helikopterët nga 2025-ta
Siguri

Ministri Maqedonci: Procesi i transformimit në ushtri, në fazën e dytë – helikopterët nga 2025-ta

Kosova News
Kosova News 08:50 -22/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se procesi i transformimit të Forcës Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri është në fazën e dytë.

Por, sipas tij, me rritjen e buxhetit për FSK-në shumë pajisje ushtarake që janë paraparë të procedohen në fazat e mëvonshme janë blerë.

Maqedonci ka thënë se në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, është e paraparë që FSK-ja të ketë edhe flotën e helikopterëve e cila parashihet që të bëhet në fazën e trete, që nënkupton nga viti 2025 deri në vitin 2028.

Ministri ka thënë se MB-ja është duke e mbështetur FSK-në për arritjen e objektivave të fazës së dytë të tranzicionit, fazë kjo që pritet që të kulmoj me validimin e tri regjimenteve të këmbësorisë së FSK-së, të cilat do të jenë të gatshme për të realizuar detyrën kyçe të tyre, që është mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

“Në vitin e gjashtë jemi të planit të gjithëpërfshirës të tranzicionit, apo në fazën e dytë për shkak se plani gjithëpërfshirës i tranzicionit të FSK-së i hartuar edhe në bashkëpunim me ShBA-në, është i ndarë në tri faza. Faza e parë ka qenë prej viti 2019 deri në vitin 2022, ku fokus kryesor faza e parë ka pasur përpilimin e gjithë doktrinës së nevojshme, dokumentacionit të nevojshme për funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, miratimin e programeve trajnuese të FSK-së. Si dhe përpilimin e kërkesave për sisteme të armatimit edhe për pajisje të tjera për nevojat e FSK-së. Aktualisht jemi në fazën e dytë të tranzicionit, MB po e mbështet me të gjitha aspektet FSK-në për arritjen e objektivave të fazës së dytë të tranzicionit. Dhe kjo fazë pritet që të kulmoj me validimin e tri regjimenteve të këmbësorisë së FSK-së të cilat më pastaj do të jenë të gatshme për të realizuar detyrën kyçe të tyre që është mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë, që të jenë të afat për të realizuar operacione luftarake të fokusuara në mbrojtjen, mësymje dhe stabilitete”, ka thënë Maqedonci.

Ai ka thënë se pas fazës së dytë, fillon faza e tretë e tranzicionit e cila fillon nga viti 2025, e që përfshinë ndërtimin e kapaciteteve të veçanta për FSK-në, e që janë mbështetja luftarake, mbështetja luftarake në shërbime, mbështetja ajrore si dhe mbrojtja kundër ajrore.

“Pas përfundimit të fazës së dytë të tranzicionit, do të kalohet në fazën e tretë nga viti 2025, që nënkupton ndërtimin e kapaciteteve të veçanta për FSK-në, e që janë mbështetja luftarake, mbështetja luftarake në shërbime, mbështetja ajrore si dhe mbrojtja kundër ajrore. Këto pritet që të zhvillohen në fazën e tret të tranzicionit. Aktualisht ne jemi duke arritur objektivat e paraparë në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, gjatë vitit të kaluar në kuadër të ushtrimit ‘Defender Europ 2023’ është validuar regjimenti i parë i këmbësorisë për detyra luftarake. Këtë vit me saktësisht gjatë vjeshtës së këtij viti do të validohet regjimenti i dytë i këmbësorisë për të qenë i aftë për të realizuar detyrat luftarake. Kurse në vitin 2025, do të validohet regjimenti i tretë i këmbësorisë për të përmbyllur kështu edhe fazën e dytë të tranzicionit”, ka thënë ai.

Ministri ka thënë se duke pasur mbështetjen e qeverisë së Kosovës, me rritje buxheti dhe me buxhet shtesë, kanë arritur që shumë nga sistemi i armatimit si dhe pajisjet të tjera t’i kenë në këtë fazë.

Sipas tij, këto pajisje janë dronët “Bajraktar” si dhe sisteme të ndryshme për mbrojtje ajrore.

“Normalisht që në duke pasur mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, me rritje buxheti dhe me buxhet shtesë, kemi arritur që shumë nga sistemi i armatimit si dhe pajisjet të prokurojmë qysh në këtë fazë dhe që kanë qenë të planifikuara normalisht që të prokurohen në fazat e me vonshme. Siç është sistemi e që tani më është i njohur ‘Bajraktar’ i dronëve, por edhe sisteme të ndryshme duke përfshirë mortajat 120 milimetërshe, edhe mitralozat e ndryshëm që një pjesë e tyre kanë qenë të planifikuara që të blihen në fazën e tretë të tranzicionit ku do të duhej të ndërtoheshin kapacitet e plota ajrore për mbështetje ajrore të FSK-së”, ka thënë ai.

Maqedonci ka shtuar se në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, është e paraparë që FSK-ja të ketë edhe flotën e helikopterëve, e cila do të bëhet nga viti 2025 deri në vitin 2028.“Bazuar në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, është e paraparë që FSK-ja të ketë edhe flotën e helikopterëve. Kjo flotë do të vendoset në fazën e trete të tranizicionit, që nënkupton nga viti 2025 deri në vitin 2028. Ne do të furnizohemi me helikopterë në mënyrë që të kompletojmë edhe këtë aspekt operacional të FSK-së. Normalisht ne në vazhdimësi me partnerët tanë, në veçanti me ShBA-në, jemi duke gjeneruar opsionet e blerjes së helikopterëve. Këta helikopter do të jenë shumëfunksional që përveç detyrave të mbështetjes me transport për trupat tona, do të kenë gjithashtu edhe mundësi që të realizojnë edhe operacione të evakuimit mjekësor por edhe operacione të tjera për mbështetje ushtarake për autoritet civile”, ka thënë ai.

Ministri i Mbrojtjes ka thënë se përformanca e oficerëve, nënoficerëve dhe ushtareve të FSK-së si në trajnime, si në programet edukimi ushtarak, e në ushtrime nëpër vendet partnere është shumë e lartë.

Ai ka thënë se pjesëtarë të FSK-së janë duke trajnuar rekrutët ukrainas që janë pjesë e grupit të instruktorëve ne operacione “Interflex” në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjithashtu lexoni:

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

Basha: Nuk bëhet fjalë për “heqje dheu” – Rama po manipulon, por nga mashtruesit dhe manipuluesit nuk pritet më shumë

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Kosova News 22/09/2024 22/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?