KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Maqedonci: Ekziston rreziku i përsëritjes së rastit Banjska – s’ia kemi frikën kërcënimeve të Serbisë
Siguri

Ministri Maqedonci: Ekziston rreziku i përsëritjes së rastit Banjska – s’ia kemi frikën kërcënimeve të Serbisë

Kosova News
Kosova News 09:17 -20/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se ka rrezik potencial që grupe të armatosura të mbështetura nga strukturat në Serbi, mund ta përsërisin sulmin terrorist në Kosovë, me synime politike si ai i Banjskës së vitit të kaluar.

Maqedonci, në një intervistë ka thënë se kjo mund të ndodhë për faktin se grupet terroriste në krye me Milan Radoiçiqin, që kryen sulmin terrorist në Kosovë, enden të lirë, trajnohen e zhvillojnë aktivitete në Serbi.

Por, ministri thekson se në vend janë krijuar kushte për të parandaluar këto rreziqe, marr parasysh fuqizimin e institucioneve të sigurisë, shtrirjen administrative të vendit në katër komunat veriore e prezencën e shtuar të Policisë së Kosovës më veri.

Maqedonci ka shtuar se së fundi është shtuar edhe numri i trupave të KFOR-it përgjatë vijës kufitare me Serbinë pikërisht për të penguar futjen grupeve terroriste në Kosovë.

“Duke pasur parasysh shtrirjen administrative të vendit tonë tani më edhe në katër komunat veriore të vendit tonë, gjithashtu prezencën e shtuar të Policisë së Kosovës në atë pjesë, ndalimin e aktiviteteve të ndryshme ilegale duke përfshirë edhe zyrat ilegale që funksionin në pjesën veriore të vendit tonë. Duke pasur parasysh që pas sulmit të 24 shtatorit pjesa më e madhe e grupit që drejtohej nga Radoiçiq janë larguar për në Serbi, normalisht rreziku brenda territorit tonë është zvogëluar. Por, gjithmonë mbetet rrezik mundësia që grupe si grupi Radoiçiq, dhe vetë grupi Radoiçiq të zhvillojë ndonjë aktivitet të ngjashëm terrorist me synime politike, gjithmonë i mbështetur nga strukturat në Serbi”, ka deklaruar ai.

“Përderisa grupi i Radoiçiqit dhe grupet tjera kriminale dhe terroriste qarkullojnë të lira në Serbia, për më tepër trajnohen dhe zhvillojnë aktivitetet atje, vlerësojmë që prapë mund të ketë rreziqe të ngjashëm. Por, gjithashtu duhet theksuar edhe fakti që tani më janë krijuar shumë parakushte që kjo të mos ndodhë dhe këto parakushte janë krijuar nga institucionet tona, por edhe nga prezenca e shtuar e trupave të KFOR përgjatë vijës kufitare me Serbinë. Kohët e fundit është vërejtur një shtim i numrit të KFOR, sidomos në brezin kufitar. Kjo është bërë pikërisht për të penguar futjen grupeve të tilla në Kosovë”, ka thënë tutje ai.

Maqedonci ka thënë se Serbia vazhdon që të ketë qasje hegjemoniste në raport me Kosovën e me vendet e tjera fqinje.

Sipas tij, Serbia vazhdon të mbajë rreth 70% të kapaciteteve të saj ushtarake në jug dhe 48 baza të ushtrisë dhe gjandarmëris serbe përgjatë vijës kufitare me Kosovën.

“Thelbi i kërcënimit ushtarak të Serbisë është gjithmonë politik, Serbia po vazhdon të ketë qasje hegjemoniste në raport me Kosovën, por edhe me vendet e tjera fqinje. Kjo qasje shpesh po përkthehet në aktivitete të ndryshme si diplomatike, ekonomike të dezinformimit, gjithashtu edhe atyre ushtarake edhe mbështetjes së njësive jo konvencionale dhe grupeve terroriste siç ishte rasti i grupit të Radoiçiqit. Dhe, Serbia është duke vazhduar që të mbajë rreth 70 për qind të kapaciteteve të tyre në jugë të territorit të saj dhe 48 baza të përparme të ushtrisë dhe gjandarmëris serbe përgjatë vijës kufitare me Kosovën, por edhe vetë furnizimet me armatime që Serbia po pranon nga vendet e lindjes është një tregues i një qasje agresive të Serbisë në raport me fqinjët”, ka thënë ai.

Maqedonci theksoi se aktivitetet ushtarake të Serbisë, përfshirë blerjen e armëve dhe prodhimin e tyre, janë një kërcenim jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë stabilitetin në Ballkan. Ai e lidh këtë militarizim të Serbisë me mbështetje nga Rusia, duke e cilësuar si një përpjekje për të destabilizuar rajonin dhe penguar integrimin e tij në BE dhe NATO.

Ministri garantoi se Kosova po forcon kapacitetet e saj ushtarake, jo për të sulmuar, por për të mbrojtur integritetin dhe sigurinë e qytetarëve të saj dhe sipas tij, ky fuqizim ushtarak bënë që të mos ndjejmë frike përballë këtyre kërcënimeve.

“Një pjesë e këtyre kapaciteteve që ata po blejnë, por edhe që po prodhojnë nuk janë kapacitete për mbrojte të territorit siç thirret shpesh presidenti  Vuçiq. Për shembull aeroplanët luftarakë, janë kapacitet sulmues, por edhe dronët vetëvrasës që po prodhohen në fabrikat e Serbisë janë kapacitet sulmues. Normalisht që gjithë ky militarizim paraqet kërcenim jo vetëm për Kosovën, por për gjithë stabilitetin në Ballkan. Ky kërcënim vjen edhe si trimërim që Serbia po e merr nga Federata ruse, por edhe miqtë e tjerë të saj më qëllim që të destabilizojë Ballkanin dhe të minojë proceset e integrimit të Ballkanit në BE dhe në NATO. Normalisht që vendi ynë si një vend demokratik nuk ka synim të ndërtojë kapacitet ushtarake për të sulmuar  askënd dhe në këtë aspekt ne jemi duke u fuqizuar, por gjithmonë për të mbrojtur Kosovën, për të mbrojtur integritetin dhe territorin e saj, për të mbrojtur qytetarët tanë, pavarësisht përkatësisë etnike apo religjioze. Ky fuqizim na bën që më të vërtetë të mos ndjejmë frikë përballë këtyre kërcënimeve, por gjithmonë të jemi të matur dhe të kujdesshëm që ne të zhvillohemi, organizohemi dhe fuqizohemi për nevojat e mbrojtjes së vendit tonë”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kurti: Gërmimet në Zubin-Potok do të vazhdojnë me muaj, pasi eshtrat janë të shpërndara

Kosova News 20/09/2024 20/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?