Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqdonci ka bërë të ditur se sot ka vizituar Komunën e Deçanit së bashku me deputetin e VV-së Agon Batusha, me këtë rast kanë vizituar familjen e dëshmorit Shpend Mazrekaj.
Ministri Maqedonci, tutje tha se kanë takuar edhe aktivistët Lëvizjes Vetëvendosje dhe qytetarët e kësaj komunë, ku kanë mbështetur rrugëtimin e VV-së për zgjedhjet elektorale me kandidatin për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti.
“Ditën e sotme e kalova në Deçan, mes qytetarëve të kësaj komune duke biseduar me ta nga zotimet tona te progresi. Bashkë me kandidatin për deputet Agon Batusha, vizituam familjen e dëshmorit Shpend Mazrekaj, takuam aktivistët e zellshëm të Lëvizjes Vetëvendosje!, dhe qytetarë të cilët na konfirmuan rrugëtimin e përbashkët për #500K #Kurti3 #Uki17”, ka shkruar ministri Ejup Maqedonci në një postim në facebook.