Deputeti i VV-së, Armend Muja së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Muja dhe deputeten Arjeta Fejza kanë vizituar Sejdi Jasharin, babain e dëshmorit Artim Jashari.
Dëshmori Artimi ra më 6 maj 1998 në betejë me policinë serbe. i përjetshëm qoftë kujtimi për të.
“Bashkë me Ministrin Ejup Maqedonci dhe deputeten Arjeta Fejza vizituam Sejdi Jashari, babain e dëshmorit Artim Jashari. Ndër luftëtarët e parë, student i dalluar, fqinj i lagjës Tavnik, Artimi ra më 6 maj 1998 në betejë me policinë serbe. i përjetshëm qoftë kujtimi për të.
Lavdi jetës dhe veprës së Artim Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës!”, ka bërë të ditur Muja nëpërmjet një postimi në facebook.


