KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Krasniqi: Është absurde që ura mbi Ibër të vazhdojë të jetë e mbyllur
Politikë

Ministri Krasniqi: Është absurde që ura mbi Ibër të vazhdojë të jetë e mbyllur

Kosova News
Kosova News 12:05 -08/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi ka theksuar se hapja e urës mbi lumin Ibër është një veprim i duhur dhe do t’i ndihmojë bashkëpunimit dhe mirëkuptimin ndërmjet komuniteteve, dhe se një gjë e tillë është paraparë shumë vjet më parë në kuadër të marrëveshjes së arritur në Bruksel.

“Në atë plan thuhet se rivitalizimi i urës do të kontribuojë shumë në lehtësimin e kontakteve ndërmjet të gjithë qytetarëve të Mitrovicës së Veriut dhe Mitrovicës së Jugut dhe kështu do të kontribuojë në zhvillimin dhe mirëkuptimin e tyre. Konsideroj se jo vetëm që nuk ka arsye, por edhe është absurde vazhdimi i mbajtjes së urës mbyllur. Sipas vetë natyrës së urave kjo urë duhet të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe hapja e saj nuk do të jetë dhe nuk është kundër askujt. Jemi të bindur se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikon paqen dhe sigurinë, por përkundrazi e sforcon atë”, tha Krasniqi.

Ai një deklaratë të tillë e bëri gjatë takimit me temën “Bashkëpunimi ndëretnik” në Komunën e Mitrovicës së Veriut, e ku  krahas tij po marrin pjesë edhe kryetari i kësaj komune, Erden Atiq, Veton Elshani, zv/drejtor rajonal i Policisë së Kosovës, Jeta Tela  shefe e kabinetit të MPB-së, qytetarë si dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Krasniqi tha se si qeveri i kanë mbështetur qytetarët në përgjithësi, e sidomos qytetarët e komunitetit serb për t’u pajisur me dokumente, gjë që sipas tij ka shënuar rritje.

“Për një qytetari aktive nevojitet edhe roli i qytetarisë aktive, shoqëria civile duhet t’i mbajë të informuar qytetarët”, tha ai.

Ndërkaq, Erden Atiq, kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut theksoi se gjatë qeverisjes së tij janë munduar që t’i zgjidhin brengat e qytetarëve.

“Kemi të bëjmë me një komunë komplekse, po punojmë me punë të mirëllogaritura që mos të shkaktojmë pakënaqësi. Mbi 90 përqind të qytetarëve që kanë halle dhe brenga i kemi takuar dhe jemi munduar me i zgjidhë hallet e tyre. Demokratizimi është shumë me rëndësi për mua. Sa i përket temës së qarkullimit te lëvizjes së lirë jemi të hapur t’i dëgjojmë brengat dhe t’ju përgjigjemi”, tha ai.

Nis takimi me qytetarë në veri, të pranishëm Krasniqi, Atiq dhe Elshani

Gjithashtu lexoni:

Arsim Ademi, kandidat i VV-së për kryetar të Vitisë

Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë

Qeveria ndan rreth 626 mijë euro për arsimin dhe lobimin institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Kurti: Serbia po mobilizon grupe për një tubim masiv për Vidovdanin në Kosovë

Qeveria ndan katër milionë euro për policen e sigurimeve në kufij për mërgimtarët

Kosova News 08/08/2024 08/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
scattered clouds
34° _ 34°
31%
3 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

SBASHK-u – mësimdhënësve: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës
19:30 -27/06/2025
Arsim Ademi, kandidat i VV-së për kryetar të Vitisë
18:58 -27/06/2025
Policia do të shtojë masat e sigurisë gjatë manifestimeve të “Vidovdanit”
18:17 -27/06/2025
Torino i bashkohet garës për Ardian Ismajlin
18:03 -27/06/2025
Situata e sigurisë në veri, dy komandantë të KFOR-it takohen me kryetarin e Leposaviqit
17:59 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?