Ministri i Jashtëm i Tajvanit i ka thënë miliarderit Elon Musk se ky shtet “nuk është në shitje”. Kjo deklaratë ka ardhur pasi që Musk ka deklaruar se ishulli ishte pjesë e Kinës.
“Dëgjoni, Tajvani nuk është pjesë e Republikës Popullore të Kinës dhe sigurisht nuk është në shitje!”, ka shkruar ministri i jashtëm Xhozef Vu në rrjetin social X.
Këtë javë, në një samit biznesi, Musk e ka krahasuar Tajvanin me Havain, duke e quajtur atë një “pjesë integrale” të Kinës.


