Zyra për Media e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) ka bërë me dije se të shtunën në Kosovë do të vij për vizitë shefi i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, do ta presë atë në aeroport, pasdite në ora 17:30.
“Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot do të mirëpret në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Media të MPJ-së”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Ditëve të fundit në Kosovë kanë qëndruar liderë të rëndësishëm të shteteve të Evropës, përfshirë kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.