Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrsky, ishte person mjaft i afërt me presidentin Vlodymyr Zelensky, ka thënë deputetja ukrainase Maria Mezentseva.
Mezentseva e përshkroi Monastyrskyn si një anëtar kyç i përpjekjeve të luftës në Ukrainë.
“Shteti ynë do ta kujtojë gjithmonë. Në të vërtetë ai ishte shumë i afërt me presidentin Zelensky, duke qenë pranë tij që nga dita e parë e luftës”, ka thënë ajo.
Zelensky ka thënë se mëngjesi i së mërkurës ishte “mëngjes i zi për Ukrainën”, duke u shprehur ngushëllime familjarëve të të vdekurve.
Monastyrsky ishte në mesin e 16 personave që vdiqën sot pas rrëzimit të një helikopteri pranë një kopshti në rajonin e Kievit.
Lexo po ashtu:


