Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci ka vizituar familjen Brahimi nga fshati Kçiq i Mitrovicës, të cilët pësuan lëndime pas shpërthimit të një bombole të gazit.
Pesëmbëdhjetë njerëz janë lënduar të shtunën pasdite si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi dhe si pasojë e lëndimeve ata po trajtohen për shërim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, për shkak të djegieve të pësuara nga zjarri.
E për të parë gjendjen e tyre nga afër dhe kujdesin që po bëhet ndaj tyre sot është interesuar edhe ministri Faton Peci, i cili ka vizituar anëtarët e familjes së lënduar.
Ministri Peci vizitoi familjen dhe institucionet shëndetësore të cilët janë duke e dhënë maksimumin për t’u dalë në ndihmë personave të lënduar.