Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka numruar të arriturat e shumëta brenda një jave të ministrisë që ai e drejton.
Ministri Çeku ka thënë se po e përmbyllin edhe një javë tejet dinamike të punës në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke rënditur të gjitha të arriturat në kulturë dhe sport, përfshirë edhe miratimin e buxhetit për MKRS-në, i cili sipas tij do të jetë 57 milionë euro dhe ka një rritje substanciale krahasuar me vitin 2022.
Postimi i plotë i ministrit Çeku
Gjatë kësaj jave:
Nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e bibliotekave me shtetin e Bavarisë ?????
Shpallëm konkursin ndërkombëtar për dizajn të Teatrit të Operës dhe Baletit ?
Shpallëm për konsultime publike Koncept dokumentin për rininë ?♂️?♀️
Dorëzuam licencën e parë për një federatë të sportit sipas udhëzimit të ri administrativ (Federatës së Pingpongut) ?
Përfunduam renovimin e amfiteatrit në Pallatin e Rinisë, ku do të jepen shfaqjet e Teatrit Kombëtar të Kosovës ?
Organizuam simpozium ndërkombëtar për të diskutuar mbi konceptin dhe modelin e Muzeut të Artit Bashkëkohor ?
Shpallëm për konsultime publike projektligjin për kinematografinë ?
Organizuam vizitën disa ditore të profesionistëve nga institucionet e kulturës dhe trashëgimisë nga Franca ?????
Përfunduan ndërhyrjet restauruese në shtëpinë tradicionale të familjes Bardhi në Qendrën Historike të Prizrenit ?️
Nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e arkivave me Izraelin ?????
Nënshkruam kontratën me operatorin ekonomik për restaurimin e ndërtesës së Qendrës Hebraike në Prizren ?️
Botuesit e Kosovës me mbështetjen e Ministrisë morën pjesë në Panairin e Librit të Frankfurt ?
Bashkë përmbyllëm Manifestën, ngjarjen më të madhe ndërkombëtare të artit të organizuar ndonjëherë në Kosovë, e cila pati rreth 800 mijë vizita në 25 lokacione ?
Shpallëm thirrjen publike për përfaqësimin e Kosovës në Bienalen e Arkitekturës në Venecia në vitin 2023 ?
Organizuam pritje dhe ndamë shpërblimin për boksieren Donjeta Sadiku pas medaljes së saj të bronztë europiane ?
Pritëm në vizitë drejtorin për zhvillim të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit me të cilin koordinuam planet për investime në infrastrukturën e tenisit ?
Shpallëm përfituesit e thirrjes për mobilitet, rreth 100 artistë, sportistë, organizata e klube përfaqësojnë Kosovën anembanë botës ??
Qeveria e Kosovës miratoi buxhetin për 2023, buxheti i MKRS do të jetë mbi 57 milionë Euro, rritje substanciale krahasuar me 2022.