KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Çeku: Lojërat Mesdhetare në Kosovë të rëndësishme aq sa Lojërat Olimpike në Francë
Sport

Ministri Çeku: Lojërat Mesdhetare në Kosovë të rëndësishme aq sa Lojërat Olimpike në Francë

Kosova News
Kosova News 21:15 -18/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 dhe sot është bërë prezantimi zyrtar i konceptit të detajuar për organizimin e kësaj ngjarje multisportive në vendin tonë.

Me këtë rast, ministri i Kulturës, Rinië dhe Sportit, Hajtulla Çeku deklaroi se kjo është një ngjarje historike për vendin tonë sepse bazuar në hapësirën territoriale që ka Kosova, ato kanë rëndësinë e njëjtë me Lojërat Olimpike që organizohen vitin e ardhshëm në Francë.

Ai shtoi se 19 komuna në Kosovë do të shndërrohen në qendra të mëdha sportive dhe se ato do të jenë përfituese të investimeve në infrastrukturën sportive ku do të përfshihen ndërtimi dhe renovimi i 24 objekteve sportive, duke përfshirë edhe ndërtimin e stadiumit nacional.

Çeku bëri të ditur gjithashtu se për organizimin e Lojërave Mesdhetare do të hartohet një ligj i veçantë në Kuvendin e Kosovës, e po ashtu do të krijohet një mekanizëm i cili do ta bëjë studimin e fizibilitetit për ndërtimin e infrastrukturës sportive ku janë të parapara që të investohen mbi 250 milionë euro deri në vitin 2030.

Nga ana tjetër, Presidenti Olimpik i Kosovës, Ismet Krasniqi, deklaroi se marrja e të drejtës së organizimit të Lojërave Mesdhetare ishte një premtim i dhënë nga udhëheqja e re e KOK ut, por deri te ky rezultat kishte sfida të mëdha.

Ai tregoi se ishte e vështirë, sidomos për shkak të lobimit të madh nga ana e Serbisë kundër Kosovës në këtë proces dhe se për 55 votat pro të marra në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare u desh të bëhej fushatë e jashtëzakonshme nga ana e gjithë shtetit të Kosovës

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla: Mosvotimi është shkelje kushtetuese, duhet zgjidhje brenda 30 ditësh

Ronaldo “vishet me ar”! Kontrata e çmendur me Al Nasr, 550,000 euro paga ditore, aksione e avion privat

Alonso vendosi të eksperimentojë me Alexander-Arnoldin kundër RB Salzburg

Konjufca: Aktgjykimi i Kushtetueses na dha të drejtë

Ambasada e ShBA pas vendimit të Kushtetueses: Përgjegjësi e liderëve politikë për ta konstituuar Kuvendin dhe krijuar një Qeveri stabile

Kosova News 18/09/2023 18/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
22° _ 20°
65%
1 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
31 °C
Mon
33 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Serbia po mobilizon grupe për një tubim masiv për Vidovdanin në Kosovë
12:56 -27/06/2025
Qeveria ndan katër milionë euro për policen e sigurimeve në kufij për mërgimtarët
12:50 -27/06/2025
Murati: Kushtetuesja rikonfirmoi se pozicioni ynë ka qenë parimor dhe i bazuar në Kushtetutë
12:35 -27/06/2025
Gërvalla: Mosvotimi është shkelje kushtetuese, duhet zgjidhje brenda 30 ditësh
12:33 -27/06/2025
5 destinacione spektakolare në Evropë nëse doni detin
12:30 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?