KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Çeku: Kemi investuar rreth 20 milionë euro për infrastrukturë teatrore
Kulturë

Ministri Çeku: Kemi investuar rreth 20 milionë euro për infrastrukturë teatrore

Kosova News
Kosova News 16:02 -10/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka përfunduar rinovimi i tërësishëm i teatrit të qytetit “Muharrem Qena” në Mitrovicë.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku përmes një postimi në Facebook.

“Kjo është dëshmia e radhës e përkushtimit të Qeverisë sonë për të krijuar kushte të dinjitetshme për artistët dhe publikun artdashës. Ky modernizim i hapësirës së teatrit të Mitrovicës bëhet edhe në nderim të figurës së Muharrem Qenës, njërit ndër artistët më të veçantë të Kosovës”, shkruan Çeku.

“Gjatë mandatit tonë kemi investuar me seriozitet në infrastrukturën kulturore të vendit, e cila kishte degraduar në mungesë të përkujdesjes shtetërore. Me prioritet të veçantë po e trajtojmë infrastrukturën teatrore në gjithë vendin. Kemi rinovuar amfiteatrin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, derisa punimet kanë përfunduar edhe në shtëpinë e kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, e cila ka amfiteatrin e saj”.

Po ashtu, ministri shton se punimet e restaurimit po vazhdojnë në ndërtesën kryesore të Teatrit Kombëtar të Kosovës që pritet të përfundojnë në pjesën e dytë të vitit 2025.

“Pas hartimit të projekteve zbatuese, në fazë të procedurës së prokurimit janë rinovimet e tërësishme të Teatrit të qytetit “Adriana” në Ferizaj dhe Teatrit ODA në Prishtinë. Në Rahovec vazhdon ndërtimi i Qendrës për Arte, e cila përmban amfiteatrin brenda. Aktualisht në fazë projektimi për rinovim janë edhe Teatri i qytetit në Gjilan, Teatri i qytetit “Avdush Hasani” në Podujevë si dhe ndërtimi i amfiteatrit të ri të Prishtinës në aneksin e ish-Rilindjes. Në fillim të vitit 2025 nis hartimi i projektit për ndërtesën e re të Teatrit të qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren”.

Vlera totale që është investuar dhe zotuar për përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës teatrore në Kosovë, sipas Çekut është afër 20 milionë euro.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën kundër në kamera

Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve, i konfiskohen 5 vula të institucioneve

Fetai: Autostrada për Kosovë do të bëhet brenda këtij mandati

Në Budapest inaugurohet një pjesë e bibliotekës me emrin e Ibrahim Rugovës

Paraburgim ndaj policit të dyshuar për keqtrajtim të qytetarit në Prizren

Kosova News 10/11/2024 10/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
thunderstorm
21° _ 21°
73%
1 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën kundër në kamera
23:45 -19/06/2025
Gërvalla: Mbështetja e aleatëve, thelbësore për rrugën euroatlantike
22:34 -19/06/2025
Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar
16:55 -19/06/2025
U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar
15:54 -19/06/2025
KEK: Njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi
15:42 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?